1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Edhe qeveria edhe opozita për BE

Në Serbi ka konsensus politik e shoqëror për integrimet evropiane. Partitë në pushtet e pjesa më e madhe e opozitës flasin me të njëjtën gjuhë, për këtë temë e së bashku presin lajme pozitive nga Brukseli.

default

Dragan Gjilas

Ajo që Komisioni Evropian e ka theksuar në mënyrë të përsëritur si element të rëndësishëm të procesit të eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor, është konsensusi i gjerë dhe bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës për realizimin e interesave strategjike, siç është rruga drejt BE. "Serbia në këtë pikë ka një opozitë konstruktive", theksoi në bisedimet me zyrtarët evropianë kryetari i Partisë Demokratike, Dragan Gjilas. Në Bruksel ai u shpreh për hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke i quajtur "sukses të të gjitha qeverive në 13 vitet e fundit në Serbi" dhe "fillimin e një procesi, që askush nuk mund ta ndalë."

"Me optimizëm presim dhjetorin dhe muajt, që vijnë. Fillon një kapitull i ri në historinë e Serbisë përmes fillimit të negociatave dhe përshtatjes me rregullat e BE. Për Partinë Demokratike data e hyrjes nuk është më e rëndësishmja, por funksionimi i vlerave evropiane në Serbi", tha Gjilas.

Pjesëmarrësit e konferencës në Bruksel të organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert

Pjesëmarrësit e konferencës në Bruksel të organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert

Edhe pse e kritikon ashpër pushtetin në Serbi në të gjitha fushat e tjera, duke filluar nga ekonomia, sundimi i ligjit dhe liria e mediave në vend, Partia Demokratike vlerëson se qeveria ka bërë një "punë të mirë" në procesin me Kosovën dhe Serbia duhet të shpërblehet për arritjet në rrugën e saj evropiane. "Serbia në 13 vitet e fundit ka bërë shumë ndryshime, që nga bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, deri te marrëveshja me Kosovën. Mendoj se është e rëndësishme që BE me këtë sy të shohë atë, që ndodh në Serbi. Është arritur një konsens i madh në këtë pikë edhe nga qeveria dhe nga opozita, se ekziston vullneti dhe dëshira e qytetarëve të Serbisë për t'iu bashkuar BE. Ajo që duhet të pasojë tani, është shpërblimi për të gjitha ato, që kemi përjetuar në njëzet vitet e fundit", tha Gjilas në Bruksel.

Komisioni Evropian pret negociata në dhjetor

Një rol i tillë konstruktiv i opozitës në Serbi përmendet në Bruksel si shembull për vendet e tjera të rajonit dhe bëhet thirrje për dialog të brendshëm politik me qëllim përparimet në proceset e integrimeve evropiane të rajonit. Në Komisionin Evropian pritet që në dhjetor të mund të zbatohet vendimi tashmë i marrë për fillimin e negociatave të pranimit të Serbisë dhe vlerësohet se ky përparim i dedikohet përparimeve të Serbisë "në periudhë afatgjatë" dhe "përparimeve të mahnitshme" në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. "Kjo ka ndikuar që në Evropë të ndryshojë pozitivisht qëndrimi ndaj Serbisë", thotë Patrik Pake nga zyra për Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim. "Tashmë ekzistojnë kushtet më të mira për një samit të suksesshëm në dhjetor. Ajo që ndryshon, është vlerësimi i zhvillimeve të fundit, veçanërisht në fushën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën", tha Pake.

Në Komisionin Evropian vlerësojnë se Serbia në vitin e fundit ka pasur një vrull të suksesshëm të reformave, në bazë të të cilave tani duhet që edhe në jetën e përditshme të qytetarëve të futen ligjet, që janë në përputhje me vlerat evropiane. Si sfida kryesore të Beogradit në periudhën e ardhshme përmenden reforma e sektorit të medias dhe liria e medias, reforma e administratës publike dhe e sektorit ekonomik, në situatën komplekse të shpenzimeve publike në vend.