1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Edhe pse shumë serbë e kanë kuptuar se Kosova është e humbur për Serbinë, ata kanë përshtypjen se po humbasin ndonjë luftë

Tani e kanë radhën politikanët serbë që ta nxjerrin Serbinë prej kësaj krize, sepse nga mënyra se si do të zgjidhet ky konflikt varet në radhë të parë e ardhmja e Serbisë.

default

Politikanët serbë vazhdojnë ta shikojnë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë për statusin e së cilës mund të vendosë vetëm Këshilli i Sigurimit. Kështu thuhet ndër të tjera në rezolutën e miratuar të mërkurën në darkë prej parlamentit serb në Beograd. Para se t'i paraqitej për miratim për këtë rezolutë kishin rënë dakord kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe presidenti Boris Tadiç. Me arritjen e një rezolute të përbashkët koalicioni qeveritar në Serbi arriti të kalonte një provë të vërtetë zjarri prej së cilës kërcënohej që në fund të fundit të shpërbëhej. Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, sepse e drejta është në anën e palës serbe, deklaroi Koshtunica përpara parlamentit serb. Presidenti serb Boris Tadiç u shpreh në fjalën e tij kundër izolimit të Serbisë dhe kundër një lufte të mundshme për Kosovën. Në rezolutë thuhet se Serbia do t'i rishqyrtojë marrëdhëniet e saj diplomatike si dhe marrëdhëniet e tjera me të gjitha shtetet që do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Kjo deklaratë lidhet në radhë të parë me SHBA-të, shumicën e vendeve të BE-së apo Shqipërinë, të cilat do të ishin të ishin të gatshme ta pranon shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës prej Prishtinës zyrtare.

Çështja e Kosovës do të luajë pra një rol të rëndësishëm në fushatën elektorale në Serbi. Prej kandidatëve kryesorë të partive të mëdha, qofshin ky presidenti aktual, Boris Tadiç, i Partisë Demokratike apo Tomislav Nikolic i Partisë Radikale, priten përpara raundit të parë të zgjedhjeve më 20. janar, deklarata të qarta në lidhje me çështjen e Kosovës.

Manastiri i Deçanit

Manastiri i Deçanit

Edhe pse shumë serbë nuk kanë qenë ndonjëherë në Kosovë legjendat dhe mitet për Kosovën si "djepi i serbizmit" si dhe kishat dhe manastiret ortodokse serbe që gjenden në Kosovë, vazhdojnë të jenë për serbët pjesë integrale e pëfytyrimeve të asaj që Benedict Anderson e quan "bashkësi e përfytyruar" (imagined community).

Përfytyrime të tilla nuk u japin dorë vetëm qëndrimeve të ultra-nacionalistëve të Partisë Radikale Serbe, - sipas zëvendëskryeministrit Bozhidar Djeliç, i Partisë Demokratike, shpallja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do t'u jepte krahë ultra-nacionalistëve në Serbi - por ua vështirësojnë punën edhe politikanëve pragmatikë serbë, të cilët e kanë të qartë se ndaj pavarësisë së Kosovës tani s'ka mbetur më asnjë alternativë. Në këtë kuadër politikanët pragmatikë do ta kenë të vështirë t'ia shpjegojnë elektoratit të tyre, se përse duhet hequr dorë prej Kosovës. Sipas ekspertëve edhe pse shumë serbë e kanë kuptuar tashmë se Kosova është e humbur për Serbinë, ata kanë përshtypjen se po humbasin ndonjë luftë, sidomos nisur prej faktit se shpërbërja e ish-Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe po përfundon atje.

Këtu pra kemi të bëjmë me një konflikt ideologjik, dhe tani e kanë radhën politikanët serbë që ta nxjerrin Serbinë prej kësaj krize, sepse nga mënyra se si do të zgjidhet ky konflikt varet në radhë të parë e ardhmja e Serbisë.

  • Data 26.12.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CgWz
  • Data 26.12.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CgWz