1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Edhe një ushtar tjetër gjerman në arrest për terrorizëm

Tre ushtarë planifikonin të vrisnin ish-presidentin, Joachim Gauck. Në Gjermani arrestohet edhe një ushtar tjetër i Bundeswehrit, i dyshuar për planifikimin e akteve terroriste me sfond ekstremist të djathtë.

Zgjerohen hetimet mbi rastin e ushtarit  të Bundeswehrit, Franco A. me qëndrime ekstremiste të djathta, që ishte paraqitur si azilant nga Siria me qëllim të infiltrimit në strehimoren e refugjatëve e me gjasa organizimin e sulmeve terroriste. Të martën (09.05) u arrestua edhe një ushtar tjetër gjerman i Bundeswehrit nën dyshimin e terrorizmit. Në Kehl, në landin e Baden-Vyrtembergut u arrestua Maximilian F. një ushtar gjerman 27-vjeçar, bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe. Ndaj ushtarit rëndon dyshimi për përgatitjen e një akti me rrezik për shtetin, bazuar në qëndrime ekstremiste të djathta. 27 vjeçari duket se ka qenë bashkëpunëtor i Franco A., i cili u arrestua në fund të prillit dhe i  ushtarit tjetër, Matthias F.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve, të tre personat kishin përgatitur sume ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe personave të jetës publike, të cilët kanë qenë angazhuar të ndihmonin refugjatët. Në këtë listë kanë qenë ish-presidenti i Joachim Gauck dhe ministrin e Drejtësisë, Heiko Maas.

Në fillim të një procesi

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka premtuar zbardhjen e plotë të skandalit të Bundeswehrit dhe ka paralajmëuar më parë nga zbulimi i rasteve të tjera të qëndrimeve ekstremiste të djathta brenda Bundeswehrit. "Jemi në fillim të një procesi", ka thënë ajo duke theksuar se ai do të kërkojë shumë energji dhe nerva të forta. Kundër Bundeswehrit prej kohësh ka akuza, se nuk ka reaguar si duhet ndaj qëndrimeve ekstremiste të djathta në radhët e veta.

 

 

dpa/Spiegel Online