1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Edhe në Mitrovicë raportet e kryetarit të komunës me UNMIK-un janë zbehur në masë të madhe

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, bën fajtor UNMIK-un, që sipas tij nuk po vepron që të vendosë rendin dhe ligjin në pjesën veriore te Mitrovicës.

Hashim Thaqi dhe Bajram Rexhepi

Hashim Thaqi dhe Bajram Rexhepi

DW: Zoti Rexhepi, KS-it, diskutoi nje raport për ngjarjet e 17 marsit të këtij viti në Mitrovicë dhe në një pjesë të raportit kritikohet ndërhyrja e forcave te rendit për të larguar serbët lokalë që kishin okupuar gjykatën në veri. Sipas jush cili ka qenë realiteti dhe a është dashur që të bëhet një ndërhyrje e tillë?

Rexhepi: Raporti nuk ka qenë aspak profesional, palët që janë intervistuar kanë qenë palë të gabueshme dhe tendencioze prej fillimit. Prandaj, ky raport nuk përkon aspak me realitetin. Në raport, akuzohen forcat e rendit dhe KFOR-it, të cilat unë mendojë se kanë vepruar në mënyrë shumë profesionale dhe madje ato kanë perdorur minimumin e forcës që ta stabilizojnë situatën në terren. Ndërsa, në raport askund nuk përmenden veprimet e serbëve dhe dhuna që kanë ushtruar pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbië dhe rojet e urës. Ata kanë perdorur granata dore armë zjarri, kanë vrarë një polic ndërkombëtar dhe kanë lënduar mbi 80 policë dhe ushtarë.

DW: Zoti Rexhepi, ju thoni se në raport janë minimizuar veprimet e serbëve, pse mendoni se është bërë kjo?

Rexhepi: Kjo është një lojë djallëzore politike dhe inkurajon që strukturat paralele serbe të sigurisë të veprojnë edhe më shumë, që ta kenë rendin dhe ligjin në duarte tyre, thënë thjeshtë, të lejohen dhe të bëjnë çfarë të duan. Në këtë rast do të duhet të ndodhte e kundërta, të dënohet aktet e serbëve dhe veprimet e strukturave të MPB. UNMIK-u duhet që me këtë mandat që ka, ta vendosë rendin dhe ligjin, sepse kjo është edhe në interes të qytetarëve serb të Mitrovicës. Kjo nuk po ndodhë. Se a ka struktura të caktuara në Sekretariatin e OKB-së, unë nuk dua të paragjykoj, mirëpo, si duket ka njerëz që dëshirojnë ta denigrojnë edhe misionin e UNMIK-ut, në Kosovë edhe pse UNMIK-u thënë të vërtetën nuk gëzon ndonjë respekt të madh dhe pas raportit mbi ngjarjet e 17 marsit të vitit 2008, në Mitrovicë, UNMIK-u e ka humbur kredibilitetin e vet tek qytetarët.

DW: Zoti Rexhepi, ju vazhdimisht kritikoni UNMIK-un, cilat janë raportet tuaja aktualisht me administratën e UNMIK-ut, në Mitrovicë?

Rexhepi: Unë bashkëpunoj me UNMIK-un derisa ata implemetojnë mandatin e tyre. Unë udhëhiqem nga principet, jo nga emrat dhe nga pozicioni dhe unë bashkëpunoj me ata sa ka hapësirë bashkëpunimi për vendosjen e rendit dhe ligjit. Për çdo gjë tjetër unë jam refuzues dhe mendoj se raportet mes nesh janë minimale dhe e gjithë kjo për shkak të qëndrimeve jo parimore të administratorit rajonal të Mitrovicës, zotit Galluci, i cili preferon status-quo në Mitrovicë dhe nuk ndërmerr asnjë hap për vendosjen e rendit dhe ligjit.

DW: Zoti Rexhepi, në pjesën veriore te Mitrovicës ka kohë që është formuar kuvendi komunal i serbëve, ata kanë pranuar që të bisedojnë me ju për zgjidhjen e problemeve, e pranoni kete bashkepunim?

Rexhepi: Unë nuk do të pranoj kurrfarë bashkëpunimi, për mua ato janë struktura inekzistente të paligjshme, sepse ato struktura kanë dalë nga zgjedhjet e 11 majit të organizuara nga Serbia dhe që natyrisht janë shpallur të paligjshme. Unë mund të bisedoj me secilin qytetar serb, por vetëm si qytetar dhe në asnjë mënyrë si struktura komunale. Ata nuk do të pyeten për asnjë projekt që komuna e Mitrovicës do të bëjë për pjesën veriore të Mitrovicës.

  • Data 07.08.2008
  • Autor Intervistoi Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EsP0
  • Data 07.08.2008
  • Autor Intervistoi Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EsP0