1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Edhe në kohë tensionesh të ruajmë partneritetin

Presidenti amerikan George W. Bush udhëton për në Lindjen e Largët. Destinacioni kryesor i udhëtimit është Kina, ku Bushi do të marrë pjesë të premten në hapjen e lojërave olimpike.

Presidenti Bush dhe first lady Laura Bush

Presidenti Bush dhe first lady Laura Bush

Tri stacione do të bëjë presidenti amerikan Bush në udhëtimin e tij në Azi. Në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul, në Bangkok të Tajlandës dhe pastaj në Pekin – në stacionin më të rëndësishëm të udhëtimit të tij. Bushi do të jetë presidenti i parë amerikan, që do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike jashtë SHBA-ve. Premtimin dhënë qeverisë kineze para më shumë se një viti ai e mbajti, edhe pse SHBA-të dhe Kina patën mosmarrëveshje. Kontradiktat qëndrojnë në çështjen e Tibetit dhe në bisnesin naftës së kinezëve me Sudanin, por edhe në kufizimin e lirisë së shtypit në Kinë. Bush e ka kundërshtuar kritikën ndaj udhëtimit në Kinë. Para sportistëve ai deklaroi, se do të udhetojë si spektator i lojërave olimpike dhe do ta ndjekë direkt ndeshjen e basketbollit SHBA-Kinë.

Rruga e vetme për të kapërcyer ndryshimet në qëndrime është diplomacia

Në një intervistë me televizionin kinez Bushi bëri të qartë, se gjatë kësaj vizite do të prekë edhe çështje kritike në bisedën me homologun e tij Hu Jintao. "Besoj se gjëja më e mirë për marrëdhëniet amerikano-kineze është, që unë të shkoj në Kinë. Unë e di se është mirë t´u japim kinezëve të kuptojnë se ne i respektojmë. Natyrisht nuk përputhemi në të gjitha pikat. Në disa çështje ata nuk janë dakord me ne. Por rruga e vetme për të kapërcyer këtë është diplomacia dhe është shumë e mundur, që udhëheqësi i Kinës t´i dëgjojë rezervat e mia, kur ai e di se ne e respektojmë popullin kinez."

Megjithë mospajtimet dialogu vazhdon

Disi më pak diplomat ishte shprehur para disa ditësh ministri amerikan i financave Henry Paulson: "SHBA-të dhe Kina nuk përputhen gjithnjë në çështjet ekonomike. Nganjëherë madje kemi pikëpamje shumë të ndryshme. Por ne flasim përsëri me njeri-tjetrin. Ky ka qenë synimi i kompromiseve tona të deritanishme, për ta mbajtur këtë marrëdhënie të rëndësishme edhe në kohët e tensioneve."

Pjesëmarrja e Bushit në hapjen e ambasadës të re gjigande të SHBA-ve në Pekin nënvizon në mënyrë simbolike, se çfarë rëndësie u japin SHBA-të fuqisë ekonomike në zhvillim Kinës.

Ndalesë në Seul

Që të martën (5.8.) Bushi bën gjatë rrugës për në Kinë një ndalesë në kryeqytetine Koresë së Jugut, Seul. Atje ai do të takohet me presidentin Lee Myung Bak. Ata pritet të diskutojnë për vazhdimin e bisedimeve për programin atomik koreano-verior.

Bilanc i politikës së Bushit për Azinë

Në stacionin tjetër në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, Bushi planifikon të nxjerrë një bilanc të politikës së tij për Azinë.

Në udhëtimin e tij të fundit si president ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe njëra prej të dy vajzave. Në Pekin Bushi do të takohet edhe me të atin. Ky karakter shumë familjar i udhëtimit dëshmon, se Bushi tre muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk do të ndërmarrë më siç duket ndonjë iniciativë në marrëdhëniet me Azinë.

  • Data 05.08.2008
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqoP
  • Data 05.08.2008
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqoP