1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama Afghanistan

19 Tetor 2009

Presidenti amerikan Barak Obama tha para pak kohësh në një aktivitet në Uashington se javët e ardhshme do të marrë „vendimin më të rëndësishëm të gjithë periudhës së tij si president“. Dhe me siguri më të vështirin.

https://p.dw.com/p/K9jb

Bëhet fjalë për Afganistanin. Bëhet fjalë për pyetjen: si do të vazhdohet më tej në Hindukush? Të dërgojë edhe më shumë ushtarë? Të luftojë kundër Talibanëve? Apo kundër Al-Kaidës?

Në qoftë se Barak Obama do të takohet përsëri javët e ardhshme me kabinetin e tij të sigurisë për t´u këshilluar për strategjinë e ardhshme në Afganistan, atëhere bëhet fjalë vetëm për gjetjen e obsionit më të mirë ndër obsionet këqijave.

Në Hidukush prej kohësh asgjë nuk ecën mirë

Muajt e fundit kanë qenë veçanërisht të këqija edhe nga këndvështrimi i amerikanëve. Së bashku me tre ushtarët amerikanë të vrarë të premten (16. 10) në Afganistan numri i të vdekurve ka arritur në 872. Ndërkaq në Hindukush vdesin më shumë amerikanë se në Irak.

Ndryshe nga më parë, shumica e qytetarëve amerikanë e shikojnë ndërkohë luftën në Afganistan si gabim. Deri në fund të vitit atje do të jenë të dislokuara 68 mijë forca ushtarake amerikane. Me këta 68 mijë ushtarë SHBA-ja dominon edhe më shumë se më parë aksionin e NATO-s që ka në tërësi 110 mijë ushtarë.

Kjo do të thotë: vendimi i presidentit për strategjinë e ardhshme në Afganistan ka një rëndësi edhe më të madhe për të ardhmen e aksionit shumëkombësh.

SHBA-ja është vendi që i jep tonin drejtimit

Nëse SHBA lëkundet atëherë fillojnë edhe vendet e tjera të lëkunden dhe mund të tërheqin ushtarët e tyre një ditë e më parë nga aksioni jopupullor, i cili zgjat tashmë prej tetë vitesh.

Thjesht për këtë arësye Obama nuk mund t´ia dalë që të reduktojë angazhimin amerikan në Hindukush. A do ta rrisë ai numrin e trupave ashtu siç do ta dëshironte gjenerali i përgjithshëm McCrystal? Dhe pikërisht në 40 mijë ose madje më mirë me 60 apo 80 mijë? E pamundshme!

Kundër shtimit të forcave

Ushtria e madhe e SHBA-së është në fundin e forcave të saj për shkak të luftrave në Irak dhe në Afganistan. Madje edhe shumë nga demokratët e Obama-s janë kundër një shtimi të forcave. Për qytetarët amerikanë as që bëhet fjalë. Vetëm një e treta është për atë që të dërgohen më shumë ushtarë në Afganistan.

Deri tani nuk kemi folur fare për kostot tepër të mëdha të kësaj lufte që vetëm këtë vit kanë arritur shumën e 65 miliardëve dollarë. Kjo është gjendja ku ndodhet kreu i Shtëpisë së Bardhë. E mira është ndryshe!

Por po bëhet akoma më keq. Obama i kishte varur shpresat në zgjedhjet presidenciale afgane. Shpresa ishte që zgjedhjet t´i jepnin qeversë në Kabul një legjimitet të ri për të vazhduar së bashku me të luftën kundër talibanëve. Kjo shpresë ka marrë goditje të rëndë për shkak të akuzave për fallsifikim të zgjedhjeve.

Manipulimi i zgjedhjeve në Afganistan një goditje tjetër

Do të jetë e vështirë për Barak Obama-n të bindë bashkëkombasit e tij se përse duhet që ata të dërgojnë djemtë dhe vajzat e tyre në luftë në Afganistan, në qoftë se presidenti i këtij vendi Hamid Karzai është i korruptuar dhe fallsifikues votash.

Nga sa mund të thuhet deri tani Hamid Karzai do të vazhdojë të mbetet në pushtet. Kjo pasi edhe nëse do të mbahen zgjedhje të reja në Afganistan ka shumë të ngjarë që fituesi do të quhet Hamid Karzai.

Prandaj është mjaft ngacmuese konsiderata e Perëndimit për t´i kërkuar Karzait të krijojë së bashku me rivalin e tij Abdullah Abdullah një qeveri të unitetit. Sigurisht jo për Hamdi Karzain, i cili do të duhej të lëshonte pushtet, por për vendet që prej tetë vitesh janë të angazhuara me para dhe ushtarë në Afganistan. Ata do të kishin një partner për bisedime në Kabul dhe pikërisht më shumë se një të vetëm.

Autor : Anna Engelke

Redaktoi : Aida Cama