1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Edhe greva e përgjithshme tregon se Greqia ka rënë në krizë të thellë shoqërore

Komentet mbi ngjarjet në Greqi nga shtypi gjerman i ditës.

the democracy kills - Athinë

"the democracy kills" - Athinë

"Berliner Zeitung" shkruan mbi trazirat dhe krizën qeveritare në Greqi:

"Pesë vjet më parë kryeministri Konstantinos Karamanlis konkurroi me premtimin se do të punonte ndryshe në krahasim me të djathtën e vjetër. Ai donte të luftonte tarafin shtetëror dhe varfërinë në vend. Në vend të kësaj koha e qeverisjes së tij karakterizohet nga skandale mitmarrjeje dhe privatizime, që kushtojnë shumë vende pune. Të rinjtë kanë ndjenjën se politika nuk u ofron perspektiva për të ardhmen, por dorën e fortë të dhunës policore kur ngrenë shumë krye. Këtë ata nuk duan ta pranojnë. Dhe deri tani në Greqi asnjë qeveri nuk i ka mbijetuar politikisht kryengrytjes së rinisë.

Për të njëjtën temë gazeta "Neues Deutschland" e Berlinit komenton:

"Athina gjendet në gjendje të jashtëzakonshme (...). Ka kohë që nuk bëhet fjalë vetëm për vdekjen e një nxënësi 15 vjeçar prej plumbave të policëve Rambo. Edhe greva e përgjithshme e sotme tregon se gjithë Greqia ka rënë në një krizë të thellë shoqërore. Nuk ishin vetëm anarkistë të gatshëm për dhunë ata që dolën tani në rrugë dhe në dallim prej trazirave në periferinë e Parisit protesta e të paperspektivëve vjen nga mesi i shoqërisë. Këtu shkarkohet zemërimi i grumbulluar prej të këqijave të sistemit, si dhe frika prej rënies sociale që kërcënon. Ndërkohë mjerimi arsimor në vendin e mendimtarëve është proverbial, sistemi shëndetësor shtetëror ekziston vetëm në letër, kriza financiare e ngjit shtrenjtimin në lartësi të papërballueshme për shumë qytetarë, korrupsioni ka mbërritur tek kisha ortodokse vetë, dhe në politika njëri skandal ndjek tjetrin pa qenë nevoja që dikush të mbajë përgjegjësi.

"Frankfurter Rundschau" shprehet në lidhje me 60 vjetorin e deklaratës së të drejtave të njeriut:


"Përpjekjet për t'i vendosur të drejtat e njeriut në mbarë botën, ekzistojnë, por ka edhe pengesa të rëndësishme. Gjykata penale ndërkombëtare është tepër e dobët. Asaj i duhet një trupë policore efikase, në mënyrë që kriminelët e të drejtave të njeriut, të cilët ajo i kërkon deri tani më kot me urdhërarreste, të dalin para gjyqit. Perëndimi duhet t'i japë fund hollimit të ndalimit të torturës, heqjes së të drejtave themelore për të dyshuarit për terrorizëm, mbikqyrjes së shtetasve. Në këtë mënyrë ai u njeh diktaturave në mbarë botën privilegje për sulme edhe më të këqija. Një sinjal i rëndësishëm do të ishte sikur SHBA nën presidentin Obama t'i ndiqnin juridikisht shkeljet e tyre në luftën anti-terror.

  • Data 10.12.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCdp
  • Data 10.12.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCdp