1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Edhe feja islame është ndërkohë pjesë e Gjermanisë!" - Presidenti Wulff vë integrimin në qendër të fjalimit

Christian Wulffi, presidenti i ri i Gjermanisë tha që në fjalën e tij të betimit në korrik se do ta vërë temën e integrimit në Gjermani në qendër të mandatit të tij. Këtë ai e zbatoi të dielën (03.10.).

Presidenti federal Wulff në ceremonitë e 3 Tetorit

Presidenti federal Wulff në ceremonitë e 3 Tetorit

Christian Wulffi e mbajti fjalën. Në 30 minuta fjalim u dëgjuan më shumë gjëra për integrimin dhe migrimin, se sa për ribashkimin e Gjermanisë, atëherë dhe sot. Kjo nuk është gjë e vetëkuptueshme për një ditë si 3 Tetori. Vendosja e pikërëndesës ishte e rëndësishme! Në Gjermani zien prej javësh një luftë polemike verbale mbi të ashtuquajturit refuzues të integrimit. Pra për njerëz që jetojnë këtu, po që nuk duan të mësojnë gjermanisht, që nuk e pranojnë kushtetutën dhe janë të interesuar vetëm të përfitojnë nga ndihmat sociale, sipas kritikëve. Wulffi i përmendi problemet, por nuk u mor për një kohë të gjatë me ekstremet e politikës së integrimit, që nuk ka ecur si duhet "made in Deutschland". Mësimi i gjermanishtes është i detyrueshëm për të gjithë migrantët dhe ligjet gjermane vlejnë për të gjithë. Kaq dhe e vetëkuptueshme.

Edhe feja islame është pjesë e Gjermanisë

Shumë më larg shkonte pohimi i tij bazë për fenë islame: krishtërimi dhe hebraizmi bëjnë pjesë në historinë dhe në të tashmen e Gjermanisë, tha Wulffi. "Por ndërkohë, edhe feja islame". Këtë nuk e ka formuluar kaq qartë deri tani askush nga klasa politike. Përballë kësaj, numërimi i vetëmashtrimeve të mëdha, të cilat i renditi Wulffi tingëlluan sikur t'i kishim dëgjuar njëherë. Por edhe ato u fiksuan të dielën (03.10.) nga përfaqësuesi më i lartë i shtetit dhe jo nga një person kushdo: në thelb presidenti federal kritikoi fantazitë multikulturore, që sjellin më shumë iluzione, se zgjidhin probleme. Një shuplakë para së gjithash për të majtët në Gjermani. Dhe: Gjermania është prej kohësh vend migrimi, tha Wulffi. Një realizim, i cili nuk ka mbërritur ende te të gjithë në kampin konservator.

Propozime praktike për përmirësime

Tani është interesante që të shohim, nëse dhe sa shpejt do të diskutojë politika e ditës për pasazhet e fjalës së presidentit, në të cilat bëhen propozime praktike për përmirësim. Oferta gjuhe për të gjithë familjen, për shembull. Ose: mësim i fesë islame në shkolla gjermane. Po, por edhe gjermanisht ose nga mësues gjermanë, kërkoi Wulffi.

Wulffi arriti me aftësi që ta lidhë temën e ditës, temën ribashkimit të Gjermanisë me temën e mandatit të tij. Ai e mori moton e gjermanolindorëve të vitit 1989 "Ne jemi një popull" dhe e zgjeroi sloganin. Kjo shprehje sot duhet të kuptohet që ajo mban parasysh të gjithë, që jetojnë në Gjermani.

Ligji themeltar i lë pak hapësirë presidentit për pushtet politik. Por ai ka pushtetin e fjalës, megjithatë jo aq dendur. Posti i tij jeton nga bashkëndikimi që i bën klimës mendore të Republikës. Edhe më i rëndësishëm ishte fakti se kishim të bënim me fjalimin e parë të madh të Christian Wulffit. Duke pasur parasysh debatin e ashpër për integrimin, ai e shfrytëzoi shansin që të paktën të bashkëpërcaktojë drejtimin e përgjithshëm të politikës.

Autor: Volker Wagener

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 05.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PTQg
  • Data 05.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PTQg