1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ecejaket për programin atomik të Iranit

Pasi Irani la të kalojë në fundjavë një ofertë të bashkësisë ndërkombëtare për kooperim, tani IAEA me në krye zëvendësshefin e saj Olli Heinonen do të sjellë jetë në konfliktin e ngurtësuar.

Flamuri i Iranit dhe simboli i atomit

Flamuri i Iranit dhe simboli i atomit

"Zhgënjyes" - Këto fjalë nuk përdoren për herë të parë sot, kur bie fjala për dialogun e mundimshëm me Iranin për programin e tij atomik. Edhe finlandezi Olli Heinonen duhet të tregojë përsëri gjakftohtësi, kur të zhvillojë përsëri bisedime në Teheran. Heinonen është zvdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë atomike IAEA dhe do të marrë në Teheran përgjigje për programin atomik. Heinonen ka qenë disa herë në këtë vend.

Përgjigjet e Iranit nuk kanë qenë kurrë të mjaftueshme

Ditët e fundit ka qenë sidomos pala iraniane, ajo që kërkoi vizitën e këtij përfaqësuesi të IAEO -së. Sikur donin të thonin: Shikoni: Ne kërkojmë të bisedojmë. Por ajo që ofronTeherani, nuk mjafton për grupin e gjashtëshes. Këtu bëjnë pjesë pesë anëtarët e përhershëm të KS dhe Gjermania. Këto gjashtë vende janë të një mendimi, se Irani nuk duhet të ketë shans tjetër përtej shfrytezimit paqësor të energjisë berthamore. Dhe meqenëse Teherani nuk jep garanci të mjaftueshme të gjashtë shtetet duan ta shtojnë edhe një herë presionin.

Steinmeier: Bisedime po, por jo pa fund

Nga konferenca telefonike e përfaqësuesve kryesorë politikë të mërkurën nuk u bë i njohur asnjë detaj. Por mesazhi mund të kuptohet nga një deklaratë e Ministrit të Jashtëm Gjerman Steinmeier: "Bisedime po, por jo pa fund." Në rast nevojë duhet të ashpërsohen më tej sanksionet kundër Iranit. Edhe zëdhënësi i Steinmeierit, Jens Plëtner, theksoi se sa e rëndësishme ështe "që ne të ruajmë unitetin në rrethin e gjashtëshes, sepse sipas bindjes sonë ky unitet është një recetë e rëndësishme për suksesin e politikës sonë ndaj Iranit në këtë problem bërthamor.."

Bisedime të tjera apo sanksione

I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Javier Solana mban kontaktin me ndërmjetësuesin iranian Xhalili. Para vizitës së tij në Iran në muajin korrik Solana pati kërkuar garanci të qarta "që problemin nuklear ta zgjdhim në atë mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të ketë garanci objektive."

Pritet që Solana ditët e ardhshme të ndermarrë përpjekje të tjera për bisedime. SHBA-të kërcënojnë me ashpërsimin e sanksioneve kundër Teheranit. Tri raundet e sanksioneve të deritanishme në rang të OKB-së në Iran dihet se nuk kanë mbetur pa pasoja. Por simodoms nga sipërmarrjet gjermane dëgjon, se Iranin mund ta humbasin si klient interesant.

Shumë mjete presioni kundër Iranit nuk ka. Dhe këtë duhet ta pranojnë diplomatët në Bruksel. Administrata e Bushit në SHBA ka kërcënuar herë pas here me sulm ushtarak Por rreziqet, këtë e di secili, janë të pallogaritshme. Në ekspertizat amerikane pohohet, se një president i ri - nqs se ai do ta ketë emrin Obama - do të sjellë lëvizje në këtë sferë zhgënjyese politike.

  • Data 07.08.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EsGc
  • Data 07.08.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EsGc