1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ebola: OBSH shpall emergjencën ndërkombëtare

OBSH ka kërkuar solidaritet ndërkombëtar në luftën kundër Ebolës, dhe jo vetëm për vendet e Afrikës. Organizata ka publikuar një sërë masash që duhet të zbatohen.

"Duke parë shpërthimin aktual të virusit të Ebolës shpall situtatë emergjente shëndetësore ndërkombëtare."Shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Chan doli vetë para gazetarëve në Gjenevë për të shpallur vendimin. "Ky është shpërthimi më i madh, më i vështirë dhe më kompleks i kësaj sëmundje që e njohim prej 40 vitesh."

Për dy ditë me radhë një komitet emergjent me ekspertë shëndetësorë nga e gjithë bota analizuan situatën e shpërthimit të Ebolës në disa vende të Afrikës. Vendimi i Komitetit për të shpallur gjendien e emergjencës ndërkombëtare ishte unanim deklaroi Chan.

Kjo do të thotë se e gjithë bota duhet të jetë e shqetësuar tani. "Por ky vendim nuk do të thotë se shumë vende do të bëhen gati për të pritur Ebolën." Akute është vetëm gjendja në shtetet e prekura afrikane. Deri tani OBSH ka regjistruar 1800 raste të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

Komiteti i emergjencës së OBSH ka dhënë edhe një listë me masa që qeveritë e vendeve të prekura duhet të zbatojnë. Dokumenti me masa iu dërgon një sinjal të qartë Liberisë, Sierra Leones dhe Guinesë, se problemi i tyre tashmë nuk është një problem lokal, por ndërkombëtar dhe tani do të jenë ekspertët e OBSH ata që do të kooridinojnë masat në këto vende. Ndërkohë të tre këto vende kanë shpallur gjendien e emergjencës kombëtare, sqaron Chan.

Sqarim, sqarim, sqarim

Virusi i Ebolës është i kontrollueshëm nëse merren masat e duhura, thonë ekspertët në përbërje të Komitetit të Emergjencës. Këto masa në radhë të parë duhet të merren në vendet ku ka shpërthyer virusi Sierra Leone, Liberi dhe Guine. Prioritet kryesor është kontrolli i udhëtarëve nga kjo zonë dhe nëse është e nevojshme të përdoren edhe forcat e policisë dhe ushtria. Vetëm kështu mund të ndërpritet përhapja e infeksionit.

Në të njëjtën kohë banorët e ketyre zonave duhet të furnizohen me ilaçet dhe ushqimet e nevojshme. Një rëndësi të madhe kanë edhe fushtat e informimit dhe sqarimit. Frika dhe informacionet e pasakta do të bëjnë më të vëshirë situatën tha nëndrejtori i OBSH Keiji Fukda.

Ndihmës të rrezikuar

Mbrojtje speciale duhet të ketë edhe për personelin mjekësor, të cilët do të luftojnë virusin. Ndër masat e propozuara është edhe pajisja me veshjet mbrojtëse. Vetëm në këtë mënyrë do të ndalohet rreziku i infektimit të ekipit mjekësor. Përveç kësaj personeli mjekësor duhet të jetë i mbrojtur nga sulmet e personave të cilët duket se kanë shenjat e sëmundjes. Duhet të kontrollohet gjithashtu me shumë vëmendje edhe varrimi i atyre që kanë vdekur nga virusi.

OBSH është kundër ndalimi të udhëtimit dhe ndërprerjes së tregëtisë, por thekson nevojën e kontrolleve sistematike kufitare. Të gjithë udhëtarët që shfaqin simptomat e Ebolës si ethet dhe plogështinë, duhet të verifikohen. Vendet kufitare rrezikohen të preken nga Ebola, dhe çdo rast duhet të trajtohet në mënyrë emergjente.

Tani kemi nevojë për solidaritet ndërkombëtar

Një sistem shëndetësor funksional është mbrojtja më e mirë ndaj një përhapje të virusit, theksojnë ekspertët e shëndetit të OBSH. Por shpërthimi aktual i Ebolës ka prekur vende me sistem shëndetësor të dobët. Prandaj Margaret Chan bëri thirrjë për solidaritet ndërkombëtar. "Vendet e prekura thjesht nuk kanë mundësi të kontrollojnë shpërthimin e sëmundjes", shpjegon shefja e OBSH.

Furnizimi me medikamentet e duhura dhe veshjeve mbrojtëse, janë dy veprimet e para që duhet të zbatohen me urgjencë, thonë ekspertët e OBSH. Edhe dërgimi i personelit mjekësor të përgatitur do të ishte një ndihmë e madhe.