1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

E vogël dhe gati e falimentuar: Islanda kërkon anëtarësimin në BE

Islanda dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së do të nisin sot procedurën e gjatë të aplikimit. Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi disa shtete kanë rezerva.

Islanda dëshiron të hyjë në BE. Pamje nga Rejkjaviku, me yje të BE në sipërfaqe

Islanda dëshiron të hyjë në BE.

Kriza ekonomike dhe financiare e ka çuar mini-shtetin në prag të falimentimit

Islandezët janë krenarë për pavarësinë e tyre. Dhe për një kohë të gjatë kombi me 300.000 banorë ka ecur mirë me këtë strategji.

Por përveç himnit të tyre, shumë islandezë do të donin të dëgjonin edhe himnin e Evropës. Kriza ekonomike dhe financiare e ka çuar mini-shtetin në prag të falimentimit. Tani Islanda do të dalë nga kjo gjendje me ndihmën e BE-së. Parakushtet për anëtarësimin i ka plotësuar me kohë ishulli i cilësuar ndonjëherë si demokracia më e vjetër e botës: Respektim i të drejtave të njeriut, shtet ligjor dhe liri themelore. Dhe që gjeografikisht Islanda bën pjesë në Evropë, edhe për këtë nuk ka dyshime në Bruksel dhe Rejkjavik. Kësaj i shtohet fakti që anëtarësia e gjatë në hapësirën ekonomike evropiane mendohet të ndihmojë për anëtarësimin në BE.

Islandë: Liqeni me akullnaja Jökulsalon

Islandë: Liqeni Jökulsalon

Parakushtet për anëtarësimin Islanda i ka plotësuar me kohë, por pranimi do të zgjasë

Megjithatë deri sa Islanda të pranohet vërtet në rrethin e lartë të shteteve të BE-së do të zgjasë ca. Qeveria ia dorëzoi zyrtarisht të enjten e kaluar kryesisë suedeze të radhës në Bashkimin Evropian kërkesën për anëtarësim. Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së duhet të marrin mendimin in e Komisionit Evropian dhe miratimin e Parlamentit Evropian dhe në fund duhet të vendosin njëzëri për kërkesën.

Referendumet mbeten testi përfundimtar

Por puna nis vërtet seriozisht me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ndryshe nga rasti i Turqisë ato duhet të avancojnë shpejt në rastin e ishullit. Madje kryesia suedeze në Këshillin Evropian shpreson për një datë anëtarësimi në vitin 2012. Megjithatë ky duket si një synim tepër optimist, pasi rrugës ka shumë pengesa: për politikën islandeze të peshkimit dhe për çështjen e doganave të importit ende nuk duket zgjidhje në horizont. Por edhe sikur Islanda dhe Brukseli të arrijnë t'i mbyllin negociatat, anëtarësimi nuk është ende i garantuar. Në fund për anëtarësimin duhet të vendosë populli islandez me një referendum. Sipas përvojës së fundit në referendume për Evropën, po-ja nuk është aspak e sigurt. Në fund nevojitet edhe miratimi i të gjitha vendeve anëtare të BE-s: vetëm atëherë mund të luhet në Rejkjavik pranë himnit islandez edhe himni i Evropës.

Autor: Andreas Noll/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 27.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ixyc
  • Data 27.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ixyc