1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

E vështirë puna e gazetarëve në Ballkan

Përçarjet politike dhe etnike vazhdojnë të pengojnë punën e pavarur dhe kritike të gazetarëve në Evropën Juglindore, thuhet në raportin vjetor të Organizatës Reporterët pa kufi.

Reporterët pa kufi

Veçanërisht e vështirë është puna e gazetarëve në Kosovë, thotë Elsa Vedal, që mbulon Evropën në Reporterët pa Kufi: "Ka vështirësi për gazetarët në Kosovë, për të bërë punën për shkak të situatës të tensionuar. Ligji dhe institucionet janë duke u krijuar. Për gazetarët është problem dhuna me të cilin ata konfrontohen. Për shembull Vesna Bojicic, gazetar që punon në Kosovë për programin serb të Zërit të Amerikës u godit fizikisht në muajin tetor. Dhe siç e dini në të gjithë rajonin e Ballkanit ekziston trashëgimia e luftrave dhe aktualisht ka polarizim shumë të madh të çështjeve etnike. Kjo mund të tregojë pse ky gazetar u godit, sepse bënte raporte "pro shqiptare". Mbi Shqipërinë? Shqipëria nuk përmendet në raport. "Ne nuk kishim informacione që të mund t`i përmblidhnim në raport," thotë Vidal.
Zeitungsdruckerei Symbolbild Pressefreiheit


Serbia dhe Kroacia E kaluara vazhdon të ndjekë mediat në Serbi dhe Kroaci. Veçanërisht e vështirë është situata në Serbi. Udhëheqësi i partisë ultranacionaliste Borislav Pelevic akuzoi Filip Svarm, autor i një serie filmash, se shkrimet e tij të publikuara në të përjavshem Vreme dhe seritë e transmetuara në stacionin televiziv B92 në shkurt 2007 përhapin “gënjeshtra anti-serbe.” Filmat e tij janë transmetuar disa herë dhe kanë marrë çmimin Jug Grizeli. Pelevic, një ish komandant i ushtarëve vullnetarë serbë, akuzon B 92 "se paguhet për të mbajtur qëndrim antiserb" Gazetari Zeljko Peratovic u arrestua në Kroaci në muajin tetor për shkak të "nxjerrjes së sekreteve shtetërore" pasi publikoi në blogun e tij (peratovic.net dhe peratovic.blog.hr) dokumenta për krimet e luftës në fshatin kroatojugor Gospic në vitin 1990. Ai thotë se zëvendëspresidenti i parlamentit si dhe ministri i mbrojtjes Gojko Susak, ka qenë i involvuar në to. Ai rrezikonte të dënohej me tre vjet burgim, por u lirua një ditë pas arrestimit falë presionit ndërkombëtar. Një grup neonazistësh në Serbia kërcënuan me vdekje në faqen e tyre të internetit shefin e Agjensisë Beta neës në Vojvodinë, Dinko Gruhonjic. Një granatë dore shpërtheu në 14 prill në beioigrad, pranë shtëpisë së gazëtarit të gazetës Vreme Dejan Anastasijevic, të specializuar për krime lufte. Policia arrestoi tetë ish-skorpionsa, anëtarë të grupeve paraushtarake. Katër ish- -skorpionsa u arrestuan më 10 prill, pas raporteve kritike që Anastasijevic kish dhënë në stacionin B92. Maqedoni dhe Slloveni Gazetarët në Maqedoni dhe Slloveni kanë dalë disa herë në aksione për të mbrojtur veten e tyre dhe pavarësinë e tyre. Në Maqedoni, ata bojkotuan konferencën e shtypit të qeverisë më 27 shtator në shenjë proteste për sulmet fizike ndaj dy kolegëve.

DW.COM

  • Data 13.02.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D79i
  • Data 13.02.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D79i