1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

E re, lesbike dhe besnike - kryeministrja e re e Serbisë

Një "eksperte e pavarur", lesbike dhe besnike e presidentit Vučić në krye të qeverisë në Serbi.

Ana Brnabić, ish-ministrja për Administratën Publike dhe Komunat do të jetë kryeministja e re e Serbisë.

Brnabić ka studjuar marketing në Universitetin Northwood në Michigan dhe Universitetin Hull në Angli. Pas studimeve 41-vjeçarja Brnabić ka punuar në disa projekte të BE-së dhe të Agjencisë Amerikane USAID në Serbi. Pas kësaj, ajo ishte drejtore e kompanisë amerikane Continental Wind Serbia (CWS), që merret me zhvillimin e parqeve me mullinj ere për përfitimin e energjisë elektrike. Përveç gjuhës angleze, ajo flet rrjedhshëm dhe rusisht.

Brnabić nuk i përket asnjë partie politike dhe është "eksperte e pavarur", gjë që konsiderohet si cilësi më vete në radhët e serbëve që janë të ngopur dhe të pakënaqur me politikanër dhe politikën.

Shumë vëzhgues mendojnë se ajo është e re dhe "cool” por se nuk ka shumë ndryshime nga pasuesit e tjerë të Vučić-it. Ajo vetë e lëvdon pa ndërprerje Vučić-in si reformator dhe konsiderohet si besnike e tij.