1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

E rëndësishme për vetëbesimin! Gjermanët startojnë me fitore në Botërorin 2010

Në Kampionatin Botëror të Futbollit që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, ekipi i Gjermanisë ka shënuar fitore në lojën e parë të tij. Kombëtarja gjermane fitoi ndaj Australisë me rezultatin e thellë 4:0.

Skuadra pati koordinim të shkëlqyer

Skuadra pati koordinim të shkëlqyer

Nën drejtimin e trajnerit Joachim Löw gjermanët duket se kanë krijuar një skuadër tepër konkuruese. Fitorja në stadiumin e Moses-Mabhida të mbushur me 62.660 spektatorë në Durban ishte e qartë. Golat për skuadrën gjermane u shënuan nga Podolski, Klose, Müller dhe Cacau.

Lukas Podolski nuk u tregua i habitur me fitoren. Që në fazën përgatitore kemi punuar shumë, tha ai. "Gjithçka që donim të vinim në jetë, e vumë në këtë lojë. "

Klose pas golit

Klose pas golit

Klose: Fitorja jep vetëbesim

Gjermanët megjithë gumëzhimën e vuvuzelave e zotëruan të gjithë lojën, dhe u duk qartë që skuadra australiane nuk i bënte dot ballë fuqisë së skuadrës gjermane.

Miroslave Klose e sheh si sinjal të rëndësishëm fitoren e lojës së parë në kampionat. Klose: "Ne krijuam respekt për veten tonë. Kjo ishte shumë e rëndësishme. U duk qartë, që ne jemi një skuadrë shumë e re, që e duam futbollin dhe kjo është shumë e rëndësishme."

Edhe trajneri i skuadrës kombëtare gjermane, Joachim Löw u shpreh i kënaqur duke theksuar se fitorja ishte shumë e rëndësishme. Asnjëherë nuk e di se si zhvillohet ndeshja e parë, tha Löw.

Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi Ghana fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 1:0. Në krye të Grupit D qëndron Gjermania dhe Ghana me nga 3 pikë. Po dje nga Grupi C, Sllovenia fitoi ndaj Algjerisë me rezultatin 1:0. Sot zhvillohen ndeshjet e Grupit E, Danimarkë-Holandë, Japoni-Kamerun. Nga grupi F, zhvillohet edhe ndeshja Itali-Paraguaj.

dpa/M. Cika -Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 14.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NqF3
  • Data 14.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NqF3