1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

E rëndë për ish-presidentin izraelit, pozitive për shtetin juridik - Katsavi u shpall fajtor

Për herë të parë, një ish-presidenti izraelit iu desh të përgjigjet para gjyqit. Në një proces spektakular ish-presidenti i Izraelit, Moshe Katsav u quajt të enjten (30.12.) fajtor për shkak të përdhunimit në dy raste.

Ish-presidenti Katsav dënohet për përdhunim

Ish-presidenti Katsav dënohet për përdhunim

Këtë Moshe Katsavi nuk e kishte pritur. Ish-presidenti izraelit u quajt fajtor thuajse në të gjitha pikat e aktakuzës. Vetëm akuza e rëndimit të dëshmitarëve nuk qe e mundur të konfirmohej. Gjykata e quajti atë fajtor për përdhunim në dy raste, për shfrytëzim seksual dhe për rëndimin e vartësve. Ai ka përdhunuar një nëpunëse në vitet '90 kur ishte ministër i Turizmit, thanë gjykatësit. Prokurorja Ramit Amiel iu drejtua viktimave, të cilat qenë shfaqur në proces si dëshmitare dhe të cilat në Izrael njihen vetëm me gërmat e para të emrit të tyre:

"Publiku ju njeh vetëm si gërma pa emër. Por ne, që iu kemi njohur gjatë të gjithë procesit, që pamë sa të guximshme dhe të vendosura ishit, ju përshëndesim dhe jemi të bindur, se mesazhi që del sot nga kjo gjykatë, u drejtohet viktimave të shpërdorimit dhe ai është: mos heshtni."

Moment turpi për Katsavin

Kur nga salla dolën lajmet e para të shpalljes fajtor, para dyerve shpërtheu gëzimi. Aty ishin mbledhur dyzina grash me pankarta dhe tabela. Ato kërkonin drejtësi për viktimat e shpërdorimit seksual dhe përdhunimit. Zhgënjim i madh ekzistonte nga ana tjetër të mbështetësit e ish-presidentit. Biri i tij, Ariel, i cili e pati shoqëruar atë së bashku me avokatët në sallën e gjyqit tha pas shqiptimit të fajësisë:

"Ky është një moment i rëndë, një moment i rëndë për familjen, por ne do të jemi edhe më tej krenar për babanë tonë, presidentin e 8-të të shtetit Israel. Ne do të ecim edhe më tej me kokën lart dhe i gjithë kombi përmes gjithë brezave do të mësojë, me ndihmën e Zotit, se babai, presidenti i tetë i shtetit të Izraelit, është i pafajshëm. Dhe ne do të ecim me kokë lart, me krenari të madhe, me ndihmën e Zotit."

Katsavi gjatë dëgjimit të verdiktit

Katsavi gjatë dëgjimit të verdiktit

Ditë e madhe për demokracinë izraelite

Edhe mbrojtësit e kritikojnë vendimin e tri gjykatësve të Tel Avivit dhe thanë se do të kalojnë në revizion. Eksperti juridik i televizionit izraelit, Moshe Negbi, e vlerësoi vendimin e fajësisë si shprehje të shtetit juridik izraelit: "Padyshim që kjo është një ditë e rëndë për Moshe Katsavin, një ditë turpi për të. Por duhet thënë edhe se kjo është një ditë e madhe për demokracinë dhe sistemin juridik izraelit."

Në të njëjtën mënyrë e vlerësuan procesin edhe kryeministri Benjamin Netanjahu dhe udhëheqësja e opozitës Tsippi Livni. Pas shpalljes fajtor, ish-presidentit 65 vjeçar iu desh të dorëzojë pasaportën. Ai nuk lejohet të largohet nga vendi. Masa e dënimit nuk është shpallur ende. Ajo do të jetë midis 4 dhe 16 vjet burg.

Autor: Bettina Marx/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 31.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zrja
  • Data 31.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zrja