1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

E premtja e përgjakshme

Brenda një dite janë kryer sulme terroriste në Francë, Tunizi, Kuvajt dhe Somali. Pasojat në njerëz janë të tmerrshme por edhe më të tmerrshme janë qëllimet e terrroristëve - që të përhapin frikë dhe pasiguri gjithandej.

Sousse Tunizi

Sousse Tunizi

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një xhami në Kuvajt janë vrarë gjatë lutjes tradicionale (të sitës së premte) të paktën 27 persona. Dyshohet se numri i të vrarëve do të jetë më i madh, sepse shumë prej rreth 200 personave të plagosur janë në gjendje të rëndë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë "Shteti Islamik". Të njëjtën ditë është sulmuar me armë zjarri edhe në vendi turistik Sousse në Tunizi, ku janë vrarë të paktën 39 persona. Edhe këtu dyshohet se numri i viktimave do të jetë më i lartë, sepse ka edhe 30 të plagosur. Dyshohet se në mesin e viktimave ka edhe turistë gjermanë dhe britanikë. Tunizia ka paralajmëruar masa të ashpra kundër ekstremistëve, pas një seance të jashtëzakonshme të Këshillit për Mbrojtje Kombëtare, të drejtuar nga kryeministri Habib Essid. Ndër masat e jashtëzakonshme është edhe mbyllja e rreth 80 xhamive. Dyshohet se në këto

Sousse Tunizi

Sousse Tunizi

shtëpi të zotit po përhapet propagandë terroriste, citohet kryeministri prej mediave lokale. Edhe për këtë sulm, përmes një twitter, e ka marrë përgjegjësinë "Shteti Islamik". Në Somali janë vrarë rreth 50 ushtarë nga Burundi. Ndërsa në Francë një person është futur me makinë në një fabrikë gazi. Me këtë rast është vrarë një person, por pasojat kanë mundur të jenë shumë më të rënda.

Sulmi në Francë

Atentatori Yassin Salhi nga paralagja Saint-Priest në Lyon, ishte një njeri familjar, i martuar me tre fëmijë dhe punonte si shofer kamioni. Salhi ishte një fqinj që nuk biente shumë në sytë e të tjerëve. Tani e gjithë Franca flet për atentatorin e dyshuar. "Të gjithë jemi të shokuar me atë që ka ndodhur. Për këtë person dimë shumë pak", thotë një banor. Ndërsa një tjetër shton: "Ajo është një familje e mirë dhe e sjellshme. Fëmijët lulajnë jashtë, gruaja e tij është shumë e sjellshme." Gruaja sikur edhe burrri i saj janë arrestuar ndërkohë. Por vetëm pak para arrestimit ajo ka dhënë një intervistë dhe është shprehur e shokuar. "Nuk e di çfarë po ndodhë fare. Nuk po kuptoj asgjë", tha ajo për një radio.

Sulmi në Francë

Sulmi në Francë

Ajo që ka ndodhur në fabrikën e gazit ishte poashtu plotësisht e pabesueshme. Atentatori me një makinë është futur në fabrikë me shpejtësi të madhe dhe pak më vonë është dëgjuar një shpërthim. Zjarrëfikësin ia kanë dalur ta kapin dhe kështu kanë evituar sulme dhe shpërthime të reja. Hetuesit kanë gjetur në oborrin e fabrikës një pamje të tmerrshme: një trup njeriu pa kokë. Ndërsa kokën e kanë gjetur në një gardh me gjemba, pranë një flamuri islamist. Mësohet se i vrari mund të ketë qenë shefi i Yassin Salhi. Ministri i brendshëm francez Bernard Cazeneuve, pohon se autoritetet e kanë ditur se Yassin Slahi ka pasur kontakte me sallafistët. Por banorët e palaragjes Saint-Priest nuk e kanë ditur fare. Frika nga terrori në Francë është shtuar.

Hollande: "Sulm terrorist"

Francois Hollande

Francois Hollande

Presidenti i Francës François Hollande e ka quajtur sulmin në fabrikë si një "sulm terrorist". Para gazetarëve në Bruksel ai konfirmoi se atentatori është arrestuar dhe identifikuar. Por dyshohet se ka pasur edhe dy shoqërues, tha Hollande, i cili menjëherë është larguar nga samiti i Bashkimit Evropianj në Bruksel dhe ka shkuar në Paris. Ai ka paralajmëruar masa të shpejta kundër grupeve dhe individëve me sfond terorrist. Në Paris është mbajtur edhe një seancë e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se atentatori i dyshuar është futur në listën e organeve të sigurisë në vitin 2006 . Por sërish është hequr nga kjo listë në vitin 2008. Deri tani ky 35-vjeçar nuk ka qenë i denuar kurrë. Autoritetet tani janë duke hetuar nëse ai ka pasur ndonjë ndihmës gjatë këtij sulmi. Hetimet po i kryen Prokuroria franceze kundër Terrorit. Objektivi i sulmit ka qenë fabrika amerikane Air Products, e cila prodhon gaz dhe prodhime kimike.

Reagimet në Gjermani

Në opinionin gjerman menjëherë është nisur debati nëse ky vend është i rrezikuar nga sulmet terroriste. Autoritetet pohojnë se aktualisht nuk ka ndonjë paralajmërim konkret për sulme. Por një siguri të plotë nuk mund të garantojë askush. Sa i përket sulmeve në Francë, Tunizi dhe Kuvjat, autoritetet gjermane janë shprehur të shokuara me brutalitetin e terroristëve dhe kanë paralajmëruar masa mbrojtëse. Ndërsa mediat nënvizojnë se islamistët e dhunshëm nuk po veprojnë vetëm në Siri dhe Irak. Ata duan të përhapin frikë edhe në Evropë, komenton Frankfurtet Allgemeine Zeitung. Tri sulme terroriste brenda një dite (të premten): në Francë, Tunizi dhe Kuvajt nuk nuk janë të koordinuara prej një vendi. Sulmet janë drejtuar kundër objektivave të ndryshme: një fabrike në Francë, një vendi turisitik në Tunizi dhe një xhamie në Kuvajt. Por e gjitha kjo flet se terroristët nuk duan të mbeten vetëm në fushëbetejat e Sirisë apo Irakut. Ata duan ta shtrinë terrorin e tyre edhe në vendet e tjera, shkruan gazeta.