1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

E pandryshuar mbetet lufta e përbashkët kundër trafiqeve dhe kontrabandës

Në qytetin e Durrësit filloi sot Konferenca Ndërkombëtare mbi Sigurinë dhe të Ardhmen e Ballkanit Përendimor. Të ftuarit do të diskutojnë mbi sfidat integruese euro atlantike dhe krijimin e një klime të re kooperimi.

Afrim Krasniqi

Afrim Krasniqi : "Garanci për sigurinë dhe zhvillimin është integrimi i plotë euroatlantik i rajonit".

Konferenca ndërkombëtare mbi "Sigurinë dhe të Ardhmen e Ballkanit Përendimor" organizohet nga Fondacioni "Moisiu". Pjesëmarrës janë zyrtarë dhe politikanë të lartë nga Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Serbia, Polonia, Maqedonia etj.

Sipas organizatorëve të Konferencës, nevoja për të diskutuar dhe për të shkëmbyer opinionet, diktohet nga realitetet e reja në rajon. Pavarësia e Kosovës, pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO (edhe Maqedonia pritet të finalizojë këtë synim), procesi i afrimit me BE dhe Aleancën dhe për vende të tjera të rajonit etj. Këtij realiteti i ofrohet promivimi i një klime të re bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, duke krijuar një terren të sigurt dhe atraktiv për investimet, lëvizjen e lirë të qytetarëve, rritjen e këmbimit ekonomik e tregtar etj.

Sipas pedagogut të shkencave politike, Afrim Krasniqi, njëri prej organizatorëve të Konferencës, garanci për sigurinë dhe zhvillimin është integrimi i plotë euroatlantik i rajonit tonë. "Kjo do të thotë se procesi i integrimit duhet të vazhdojë edhe më tej me vendet e rajonit, duke përfshirë dhe Kosovën. Ky do të jetë dhe thelbi i debatit dhe i kontributit të pjesmarrësve në Konferencë, promovimi i kësaj nevoje: që Ballkani përendimor të jetë i gjithi në strukturat euroatlantike".

Në punimet e konferencës do të ketë disa sesione pune, ku bie në sy forumi debatues, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje me titull "Evropa Juglindore dhe bashkimi Europian". Veç përfaqësuesve të delegacioneve në tryezë do të jenë të ftuar dhe diplomatë, studiues nga marrëdhëniet ndërkombëtare, studentë, analistë e gazetarë. Sipas pedagogut të shkencave politike Afrim Krasniqi, këtu ka rëndësi prezantim i eksperiencave të ndryshme të shteteve në raportet që kanë si me BE ashtu dhe me Aleancën Veriatlantike.

" Përfaqësues nga Polonia e vende te tjera, që kanë eksperincë të sukseshme tashme në anëtarësimin në NATO e BE, për vendet që sapo janë afruar në Aleancën Veriatlantike, si Shqipëria e Kroacia, por dhe vendet që aspirojnë të jenë pjesë e këtyre strukturave, siç është Kosova e Serbia. Një ndërthurrje e stadeve të ndryshme për një qëllim të vetëm që do to t`i japë rajonit më shumë dinamikë dhe gjallëri dhe atraktivitet për investimet".

Në një rajon të integruar, me lëvizje të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve e kapitaleve, problemet e sigurisë kanë tregues shumëplanësh, ku e pandryshuar mbetet lufta e përbashkët kundër trafiqeve e kontrabandës, e krimit të organizuar e atij ordiner.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama




  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hr6J
  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hr6J