1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

E majta opozitare në Shqipëri do të hyjë në zgjedhjet parlamentare 2009, e ndarë në dy koalicione

Grupimi parlamentar "E majta për integrim", i kontrolluar nga Lëvizja Socialiste për Integrim është rritur me një anëtar më shumë. Petro Koçi, nga rradhët e socialistëve nënshkroi sot një marrëveshje me kryetarin e LSI.

default

Edi Rama, kryetari i opozitës së majtë

Me Petro Koçin ky grupim parlamentar do të numërojë 8 deputetë. Por grupimi në fjalë, " E majta per Integrim " pritet të fuqizohet më tej gjatë kësaj jave, kur do të rifillojë jeta parlamentare, e ndërprerë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Burime zyrtare nga LSI thanë për DW se me këtë grupim parlamentar do të bashkohet edhe kryetari i Partisë, Aleanca Demokratike, deputeti Neritan Ceka. Ilir Meta, lideri sfidues i opozitës e quan fuqizimin e grupimit parlamentar të drejtuar prej tij hapin vendimtar për konfigurimin e koalicionit të dytë, "të mbështetur në parime për të ndaluar shitjen e votës së majtë tek Sali Berisha."

Meta: "Sot kemi hedhur hapin më të rëndësishëm për konfigurimin e koalicionit të ri të majtë opozitar, të mbështetur në parime. "Vetë Petro Koçi e konsideron lëvizjen e tij politike" në shërbim të fitores së zgjedhjeve parlamentare 2009 nga e majta opozitare."

Optimizmi i tij shkon edhe më tej. "Pas fitores së zgjedhjeve, do të formojmë një koalicion të vërtetë të majtë qeverisës" u shpreh të martën, më 2 shtator, Petro Koçi.

Ku po shkon e majta opozitare në Shqipëri?

Zhvillimet e sotme dhe ato të pritshme gjatë kësaj jave janë tregues të qartë se ajo nuk ka zgjedhur bashkimin dhe sheshimin e mosmarrveshjeve mes vedit për të dalë "en block" në zgjedhjet parlamentare 2009 dhe rritur shanset e fitores së tyre. Përkundrazi. Të gjitha gjasat janë që opozita të dalë me dy koalicione: njëri i drejtuar nga PS e Edi Ramës dhe tjetri nga Ilir Meta i LSI.

Dy koalicione të majta opozitare që kërkojnë të sfidojnë njëri tjetrin, në marrjen e votave të elektoratit të majtë. Një pjesë e votave të tij pritet të shkojë për koalicionin e drejtuar nga PS dhe i përbërë nga Partia Social- Demokrate, Partia Demokracia Sociale dhe ndofta gjatë kësaj jave edhe nga Partia për Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe Grupimi G99. Kurse koalicioni i Ilir Metës nga Aleanca Demokratike dhe deputetë që shkëputen nga partitë e tyre dhe i bashkohen atij në mënyrë individuale.

Gjithsesi fragmetarizimi i të majtës ndodh në një kohë kur e djathta është mjaft unike. Deri tani vetëm demokristianët, të pakënaqur nga përfaqësimi në qeveri kanë gjasa të dalin të vetëm në zgjedhjet parlamentare 2009.


  • Data 02.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FA68
  • Data 02.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FA68