1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

E kaluara paralajmëron: Eutanazia në Gjermani

Qindra mijëra njerëz u shpallën dhe u vranë si "të padenjë" për jetën në Gjermaninë naziste. Në debatin aktual të eutanazisë ky kapitull i errët i historisë gjermane luan një rol të rëndësishëm.

"40.000 u zhdukën, duhet të zhduken edhe 60.000", shkruante Joseph Goebbels, ministri për Propagandë i Rajhut gjerman në janar të vitit 1941 në ditarin e tij. Ajo se çfarë po regjistronte Goebbelsi në të vërtetë ishte një vrasje masive. Që nga fillimi i vitit 1940, mjekët gjermanë vranë me ndihmën e infermiereve dhe infermierëve sistematikisht të sëmurë mendorë dhe persona me aftësi të kufizuara. Njerëzit e pafuqishëm u mbytën me gaz, u vranë me ilaçe ose thjesht u lanë të vdesin nga uria. Që nga 1 Shtator i vitit 1939, Gjermania ishte në luftë, njerëzit me sëmundje mendore ose aftësi të kufizuara konsideroheshin si "ngarkesë" dhe duhet të "zhdukeshin".

"Vdekja e mirë"

Në foto: Gerrit Hohendorf

Në foto: Gerrit Hohendorf

"

"De facto në kohën e nacionalsocializmit nën sundimin gjerman nga viti 1939 nën maskën e eutanazisë janë vrarë rreth 300.000 njerëz", sqaron historiani Gerrit Hohendorf, i cili jep mësim në Institutin për Historinë dhe Etikën e Mjekësisë në Universitetin Teknik të Mynihut. Ai sapo ka publikuar librin "Vdekja si një lehtësim nga vuajtjet. Historia dhe etika e eutanazisë që nga fundi i shekullit të XIX-të në Gjermani". Në gjermanisht eutanazi do të thotë vdekje e "mirë" ose e " bukur" dhe ndryshe e ka kuptimin edhe si "vdekje e lehtë". Për të diskutohet vazhdimisht në Gjermani.

Përmendorja e viktimave të vrarë nën maskën e eutanazisë në Berlin

Përmendorja e viktimave të vrarë nën maskën e eutanazisë në Berlin

Vrasjet eutanaziste të kohës së nacionalsozializmit, nën të cilat i ashtuquajturi "Aksion T4" fitoi një famë të trishtuar, ishin një formë e eutanazisë - pa keqardhje dhe pa mëshirë. Të prekur ishin ato grupe që nga nazistët janë konsideruar si "të padobishme", ose ata për të cilët mjekët thonin se janë të "pashpresë". "Këta ishin njerëz me sëmundje mendore, ata ishin persona me aftësi të kufizuara, personat me probleme sociale dhe në vitet e fundit të luftës unë mendoj se ka pasur shumë njerëz të sëmurë fizikisht, punëtorë me punë të detyruar të cilët nuk ishin më në gjendje të punojnë", shpjegon Gerrit Hohendorf dinamikën shkatërruese të aksioneve të vrasjeve.

Pamje simbolike - Selia e nazistëve në Reutlingen

Pamje simbolike - Selia e nazistëve në Reutlingen

"Lejimi i shkatërrimit të jetës së padenjë për të jetuar"

Ideologjikisht vrasja masive naziste ishte parapërgatitur në Gjermani qysh në vitin 1920, me botimin e librit "Lejimi i shkatërrimit të jetës së padenjë për të jetuar" të psikiatrit Alfred Hoche dhe juristit Karl Binding. "Binding e zhvilloi idenë e "Mëshirës së së menjëhershme jo-ndëshkuese". Ai pastaj shtroi pyetjen se për cilin grup vlen së pari kjo "nëshirë e menjëhershme jo-ndëshkuese" dhe ka përmendur si grup të parë ata që do të kërkojnë me vetëdije të plotë vrasjen e tyre për shkak të një sëmundje serioze", shpjegon Michael Wunder, i cili punon si psikolog dhe psikoterapist në Fondacionin Evangjelist Alstersdorf.

Në foto: Michael Wunder

Në foto: Michael Wunder

Binding dhe Hoch formuluan edhe një grup të dytë të njerëzve që për shkak të sëmundjes së tyre nuk mund të shprehin vullnetin për vdekjen e tyre. "A ka jetë që kanë humbur përgjithmonë të gjitha vlerat," pyet Binding në librin e tij dhe ofron një përgjigje pozitive: Nga "keqardhja" do të duhet të vriteshin këta individë "të padobishëm". Pra Hoche dhe Binding përcaktojnë për eutanazinë dy grupe njerëzish: ata që mund të zgjedhin vetëvrasjen me vullnetin e tyre të lirë dhe ata njerëz të cilët thjesht nuk mund të shprehin vullnetin e tyre për çështjen e eutanazisë". Por pyetja mbetet: kush duhet të vendosë nëse një jetë është me vlerë që të jetojë apo që nuk ia vlen të mbetet gjallë? Në kohën e nacionalsocializmit këtë të drejtë ia kanë dhënë vetes mjekët në qindra mijëra raste - dhe atë me pasoja të tmerrshme .

Përgjegjësia historike

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Në fund të fundit e rëndësishme është çështja se krijohet një nivel i pjerrët në momentin kur tejkalohet kufiri për ndërprerjen aktive të jetës dhe mjekëve u ndahet përgjegjësia për të vendosur për vlerën apo jovlerën e jetës së një njeriu", paralajmëron Gerrit Hohendorf për kujdes dhe përgjegjësi. "Sepse kjo natyrisht që ndodh nëse vritet apo ndihmohet për vetëvrasje një njeri. Kjo për faktin se aty ekziston paraprakisht dëshira apo qëllimi që kjo jetë nuk duhet të ekzistojë më. "Qindra mijëra të vrarë në kohën e nacionalsocializmit nën maskën e eutanazisë paralajmërojnë sot për një trajtim veçanërisht të kujdesshëm dhe përgjegjshëm të çështjes së eutanazisë.