1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

E hënë vendimtare për Berlusconin - Në balotazh votohet për Milanon

Në Itali merr fund të hënën (30.05.201) gara e balotazhit për zgjedhjet në provinca e komuna. 6,5 milionë votues votojnë për 88 komuna. Duket se Berlusconi humbi Milanon, tradicionalisht bastion i djathtë.

Kryeministri Silvio Berlusconi e konsideron test për qeverinë e tij, bashkinë e Milanos

Kryeministri Silvio Berlusconi e konsideron test për qeverinë e tij, bashkinë e Milanos

Gara më e ashpër u bë sidomos për metropolin financiar italian Milano, si edhe për qytetin jugor italian, të mbërthyer si prej krizës së plehrave, ashtu edhe nga mafia, Napoli.

Kryeministri konservator italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar më parë se rezultati në Milano është edhe një test për qeverinë e tij. Kandidatja e të djathtëve, Letizia Moratti në raundin e parë mori në Milano shumë më pak vota se sa rivali i saj i majtë. Milano është qyteti i lindjes së Berlusconit dhe konsiderohet prej kohësh si bastion i të djathtëve italianë. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Itali, kryetari i partisë së djathtë, Lega Nord, Umberto Bossi pësoi goditje. Pas votimit të së hënës, rezultatet paraprake nxorrën fitimtar kandidatin e majtë. Berlusconi duket humbet me kandidaten Moratti.

Letizia Moratti kandidate për kreun e bashkisë së Milanos

Letizia Moratti kandidate për kreun e bashkisë së Milanos

Nëse Berlusconi humb Milanon qeveria bie

Studiuesi i shkencave politike, Franco Pavoncello mendon se po qe se si Berlusconi ashtu edhe Bossi dështojnë në Milano, kjo do ta rrëzonte qeverinë në Romë. Tensionet në koalicion do të ishin shumë të mëdha. "Nëse Letizia Moratti humbet në Milano, në qoftë se Berlusconi dhe Bossi humbasin Milanon, mendoj se qeveria do të bjerë. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë menjëherë në ditët në vazhdim, por tensionet brenda koalicionit do të jenë aq të ashpra, saqë kjo do të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Të dielën pati një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Deri në mbylljen e qendrave të votimit në mbrëmje dhanë votën e tyre vetëm 43,46% e votuesve italianë, që nënkupton 12% më pak se raundin e parë, raportuan mediat italiane. Edhe në Milano, ku lufta politike është më e ashpër pjesëmarrja në votime mbeti po ajo e raundit të parë, ndërsa në Napoli madje pati një rënie të lehtë.

Autor: Lindita Arapi (dpa, dw)

Redaktoi: Vilma-Filaj-Ballvora