1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

E drejta ndërkombëtare në Afganistan - Direktivat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

Në variantin e rishikuar të rregullave të përleshjes për luftën në Afganistan, nënvizohen udhëzimet për mbrojtjen e popullatës civile. Por si trajtohen rastet e vështira nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare?

Kur mund të sulmohet në luftë një civil? KNKK jep rekomandime.

Kur mund të sulmohet në luftë një civil? KNKK jep rekomandime.

A është e ligjshme vrasja selektive? Kur mund të sulmohet në luftë një civil? Kur nuk zbatohet mbrojtja që parashikon e drejta ndërkombëtare? Me këto pyetje është marë gjatë Nils Melzer, jurist pranë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK). Vërejtjet e tij i ka përmbledhur në një broshurë prej 85 faqesh.

Jo rregulla obliguese por udhëzime

„Qëllimi i kësaj broshure nuk është dhënia e rregullave konkrete të përleshjes për forcat e armatosura (kjo është detyrë e forcave të armatosura), po më tepër janë udhëzime. Le të themi kështu: kur e krahasoni me rregullat e qarkullimit rrugor, ne nuk japim kufizime krejt të qarta për shpejtësinë, si: 'Këtu mund të ecni me 60 ose 80 në orë dhe atje vetëm me 100.'; kemi të bëjmë më shumë me një udhëzim, pra, 'Duhet t'ia përshtasni shpejtësinë kushteve të motit dhe të trafikut.'“

Konventat e Gjenevës janë të qarta: një civil e humbet mbrojtjen nga e drejta ndërkombëtare kur përfshihet drejtpërdrejt në veprime ushtarake. Shkurt, një civil që qëllon me armë zjarri nuk është më civil. Megjithatë, një taliban që prodhon armë ose material propagandistik nuk përfshihet drejtpërdrejt në veprime ushtarake dhe vazhdon të gëzojë mbrojtjen e Konventës së Gjenevës.

Konventa e parë e Gjenevës e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u hartua 150 vjet më parë.

Konventa e parë e Gjenevës e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u hartua 150 vjet më parë.

Por si është puna me një civil, i cili ditën është përfshirë në veprime ushtarake, ndërsa mbrëmjeve rri qetë shtrirë në krevatin e tij në shtëpi? Dokumenti i KNKK-së e kufizon kohën kur sulmohet një civil ofensiv në intervalin kohor nga momenti i fillimit të përgatitjes direkte deri në kthimin nga vendi i aksionit. Por, një taliban që fle lejohet të vritet me armë zjarri, thotë Nils Melzer, sepse:

„Përveç popullatës civile ka, natyrisht, luftëtarë talibanë, pra, ata që janë të barasvlefshëm me forcat e armatosura shtetërore. Këta janë luftëtarët e mirëfilltë, që kanë një funksion të vazhdueshëm luftimi. Këta nuk janë civilë, dhe janë objektiva të ligjshëm sulmi si ushtarët shtetërorë për gjithë zgjatjen e konfliktit.“

Këshillat interpretuese të KNKK-së nuk duhen kuptuar si privilegj për të vrarë

Megjithatë, thotë Melzer, "gjithmonë njeriu lejohet të përdorë aq dhunë sa për ta bërë të paaftë për luftë kundërshtarin.“

Problematike mbeten vrasjet selektive pasi operacioni synon që në fillim vrasjen e kundërshtarit. E drejta ndërkombëtare për luftën lejon vetëm "paaftësimin për luftë". Veprimi i fundmë në një kontekst të tillë mund të jetë edhe vrasja, deklaron Melzer. Por duhet peshuar gjithnjë mes domosdoshmërisë në aspektin ushtarak dhe aspektit njerëzor.

Duhet peshuar gjithnjë mes domosdoshmërisë në aspektin ushtarak dhe aspektit njerëzor.

Duhet peshuar gjithnjë mes domosdoshmërisë në aspektin ushtarak dhe aspektit njerëzor.

"Një ushtari nuk mund t'i ndalohet të përdorë aq dhunë sa është e nevojshme për të arritur objektivin e tij ushtarak, mundjen e armikut dhe paaftësimin e tij për luftë. Por nga ana tjetër ushtari nuk mund të lejohet të përdorë dhunë në mënyrë arbitrare, pa asnjë respekt të aspektit njerëzor. Pra duke mbajtur parasysh këto dy parime, nëse ekziston vullneti i mirë, arrihet gjithnjë një rezultat i arsyeshëm."

Në një betejë të caktuar shpjegimet e Nils Melzerit nuk mund të zbatohen dhe kjo është lufta kundër rrjeteve terroriste ndërkombëtare si El Kaida. Sipas Nils Melzerit është e vështirë që El Kaida të përkufizohet si palë në konflikt sipas të drejtës ndërkombëtare të luftës.

Autor: Pascal Lechler / Eliana Xhani

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 06.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OdEA
  • Data 06.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OdEA