1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

E drejta e tubimit në Gjermani

49 policë të plagosur, gati 60 të arrestuar, pompa uji: ky është bilanci i tubimit të huliganëve kundër salafistëve. Tani politikanë dhe ekspertë po diskutojnë për të drejtën e demonstrimit.

Reagimet erdhën shpejt dhe po zhvillohen në mënyrë kontroverse. Ligjet penale duhet të shpërsohen kërkon Bashkimi i Policëve Gjermanë. Jo thotë nga ana tjetër eksperti i CDU-së për politikën e brendshme Wolfgang Bosbach. Me të është dakord edhe politikani tjetër i CDU-së, Thomas De Maiziere, ministri i Brendshëm i Gjermanisë. Mosmarrëveshje ka edhe në lidhje me pyetjen nëse aktivitetet duhet të ndalohen që në fillim për shkak të dhunës së parashikuar. Por jo pak nuk duan ta prekin të drejtën e tubimit dhe e shohin përshkallëzimin si dështim të policisë, e cila nuk qe përgatitur siç duhet. Koha nuk pret, sepse në nëntor, huliganët e Gjermanisë duan të organizojmë një takim tjetër, për t'iu kundërvënë salafistëve, sikurse pretendojnë ata.

Liria e mbledhjes është e drejtë themelore

E drejta e mbledhjes apo e demonstrimit (neni 8, paragrafi 1, i Kushtetutës) është në Gjermani një e ashtuquajtur "e drejtë themelore thelbësore". Çdokush ka të drejtë të mblidhet me të tjerët pa lajmërim, në mënyrë paqësore dhe të paarmatosur. Por tubimet publike në ambiente të hapura duhet të njoftohen tek autoritetet përkatëse lokale të paktën 48 orë përpara. Autoriteti (zakonisht zyra e rendit) ka të drejtë edhe që ta ndalojë mbajtjen e tubimit. Në qoftë se nga demonstrata mund mund të burojnë dhunë, pra nëse është në rrezik siguria e përgjithshme, një demonstratë mund të ndalohet. Fjalën e fundit e kanë gjykatat administrative.

Tani është e qartë se parë në retrospektivë tubimi i huliganëve në Këln nuk duhet të ishte miratuar. Prandaj, organet e qeverisjes lokale duhet të pyesin tani veten, se pse ato e lejuan demonstratën e partisë së djathtë Pro UPF. Edhe në rastin e miratimit, autoriteti e ka të drejtën dhe e ka për detyrë që të vendosë se ku do të jetë vendi për zhvillimin e tubimit.

Sheshi përpara stacionit të trenit të një qyteti milionësh sigurisht nuk ishte vendi i duhur për demonstratën e një grupi protestuesish të njohur si të dhunshëm. Numri i pjesëmarrësve prej pothuajse 5,000 vetë nuk ishte i përshtatëm për të t'u mbledhur para një stacioni ku kalojnë mesatarisht 280.000 udhëtarë apo turistë në ditë. Ndonëse ligji për demonstrim përfshin edhe zgjedhjen e vendit ku do të zhvillohet ky, por vetëm në qoftë se kemi të bëjmë me demonstrime ndaj të cilave nuk ka rezeva, dhe në rastin e Këlnit nuk ishte kështu.

Këlni është kudo

Koalicioni i huliganëve të futbollit me skenën politike të djathtë është për ekspertët e sigurisë dhe politikanët të paktën sa i përket nivelit të dhunës një fushë e re. Gjithashtu, bashkimi i dy ambienteve, deri tani qe vënë re vetëm në fillimet e tij. Dhe në internet antisalafistët po përgatisin takimin e ardhshëm. Për muajin nëntor, huliganët dhe ekstremistët e djathtë dëshirojnë të mblidhen në Berlin. Sindikata e policisë po bën ndërkohë thirrje për përmirësimin e konsiderueshëm të pajisjeve. Po ashtu kërkohet që vendimi për të shpëtuar rreth 10,000 vende policësh deri në vitin 2020 të prapësohet. Dhe ministrat e Brendshëm të landeve duan ta vënë këtë çështje në rendin e ditës në takimin e tyre të ardhshëm.