1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

E drejta dhe e padrejta brenda juridiksionit ndërkombëtar në rastin e Gjeorgjisë dhe dy rajoneve

Osetia e Jugut dhe Abkazia u ftohën pas shpërbërjes së BS më vitin 1991 me Gjeorgjinë dhe iu afruan Rusisë. Gjeorgjia dhe Rusia iu kthehen pretendimeve për të drejtën e popujve, për të përligjur veprimet e tyre.

Një burrë kalon para një tanku të djegur në Osetinë Jugore

Një burrë kalon para një tanku të djegur në Osetinë Jugore

Ka qenë e drejtë shkëputja e Osetisë Jugore nga Gjeorgjia në vitin 1992? A i përgjigjet ky hap të drejtës së popujve, të drejtës së çdo populli për vetëvendosje? Për ekspertin e së drejtës ndërkombëtare Andreas Cimerman (Zimmermann) nga Universiteti i Kilit në Gjermani, kjo çështje është e qartë. Edhe nëse osetojugorët njihen ndërkombëtarisht si popull, dhe u jepet e drejta për vetëvendosje, nuk do të thotë se ata kanë të drejtë të shkëputen.

„E drejta për vetëvendosje nuk do të thotë e drejtë për shkëputje, por pretendim për autonomi, për respektim të të drejtave të pakicës dhe të tjera si këto. Këto të drejta kthehen në të drejta për shkëputje, nëse kemi të bëjmë me një situatë genocidi, pra kur nuk respektohen më të drejtat fondamentale dhe ato të njeriut. Para këtij sfondi, ekzistojnë arsyet për të marrë të drejtën e shkëputjes, siç e mori Kosova në vitin 1998. Sipas mendimit tim, tani nuk kemi situatë të tillë as në Osetinë Jugore as në Abkazi."

Prandaj, duke folur për Abkazinë dhe Osetinë Jugore, eksperti i të drejtës ndërkombëtare thotë se:

„de jure ato vazhdojnë të jenë pjesë e shtetit të Gjeorgjisë.“

Ky fakt i lejon Gjeorgjisë, që të vendosë sovranitetin e vet brenda territoreve shtetërore. E formuluar ndryshe, nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare Tiblisi nuk duhet të lejojë shkëputjen prej tij të rajoneve të vecanta. Kjo do të shihej ndryshe nëse Osetia Jugore do të ishte de-facto një shtet më vete, atëherë Gjeorgjisë do t'i duhej të ushtronte dhunën normale ndërshtetërore. Si në rastin për shembull të Republikës Popullore të Kinës dhe Tajvanit. Por Osetia Jugore është larg të qënit nga pikëpamja strukturore de-facto një shtet më vete:

„Ajo që mungon është njohja nga shtete të treta, mungon pushteti i vërtetë shtetëror në territoret shtetërore që kanë qenë gjithnjë të diskutueshme midis Gjeorgjisë dhe Osetisë Jugore. Kjo është një gjë që është e paqartë, por e sigurt është që nuk është shtet.“

Megjithatë kjo nuk do të thotë se Gjeorgjia duhet të përdorë dhunën kundër civilëve në rajonin e ndarë. Ekseset si ato të javës së kaluar janë shkelje të dukshme të së drejtës së luftës. Kjo vlen edhe për palën ruse.

Pala ruse, sipas ekspertit për shtetet e dala nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik, Uve Halbach nga Fondacioni Shkenca dhe Politika në Berlin, nuk mund të bazohet në asnjë të drejtë për ndërhyrjen ushtarake në territoret shtetërore të Gjeorgjisë.

Rusia thotë është duke reaguar ndaj provokimeve gjeorgjiane kundër trupës së paqes në Osetinë Jugore dhe në Abkazi. Në fakt Rusia ka mandatin për Peace-keeping në këtë rajon, por aksionet ushtarake që Rusia ka filluar kundër Gjeorgjisë i kapërcejnë kompetencat e Peace-keeping. Ato janë dënim i Gjeorgjisë me mjete ushtarake, janë zgjerimi i masave të luftës në territoret gjeorgjiane, dhe shkelje e së drejtës së popujve.“

DW.COM

  • Data 12.08.2008
  • Autor Zilke Balveg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EvWo
  • Data 12.08.2008
  • Autor Zilke Balveg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EvWo