1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

E djathta në Hungari fiton zgjedhjet parlamentare - Sa të ndjeshëm janë zgjedhësit në Evropë ndaj së djathtës?

Në Hungari për herë të parë në zgjedhjet parlamentare një parti ekstremiste e djathtë siguroi pjesëmarrjen në parlament. Sa të ndjeshëm janë zgjedhësit e Evropës për slloganet e populistëve të djathtë?

default

Evropa po rritet së bashku. Hapësira e Shengenit në vitet e fundit është shtrirë deri në Islandë dhe në kufirin me Ukrainën e gjithnjë e më shumë njerëz si asnjëherë më parë kalojnë përmes kufijve midis shteteve. Shumë qytetarë e konsiderojnë veten sot më shumë si evropianë, se sa si qytetarë të shteteve të tyre kombëtare.

Megjithatë partitë ksenofobe dhe populiste të djathta po fitojnë gjithnjë e më shumë pasues. Muajt e fundit në disa shtete evropiane ato kanë arritur fitore spketakolare.

Së fundi në Hungari, ku si Viktor Orban, fitues i zgjedhjeve dhe kryetar i partisë konservatore FIDESZ, në fushatën elektorale ka përdorur stereotipet antievropiane dhe ksenofobe, ashtu edhe partia ekstremiste e djathtë e sapo krijuar Jobbik, e cila mundi të fitojë dukshëm elektorat.


Dallime mes partive ekstremiste të djathta

Eksperti i ekstremizmit në radion publike në gjermani "Westdeutschen Rundfunk", Wolfgang Kapust, vëren megjithatë shumë dallime mes lëvizje populiste në vende të ndryshme: "Ne kemi pasur populistë të djathtë që protetstonin për tatimet në Skandinavi, kemi pasur nacionalistë në Evropën Lindore, që me rënien e murit janë përpjekur të fitojnë një identitet të ri. Kemi tipare krejt të ndryshme, si p.sh. në Francë prej kohësh me Jean-Marie Le Pen ose edhe me lëvizjen në Austri, që drejtohej dikur nga Jörg Haider."

Të përbashkët populistët e djathtë kanë atë, që pikërisht në kohët e krizës ata përpiqen të instrumentalizojnë për qëlliemt e tyre frikën e zgjedhësve: "Populistët e djathtë i varin shpresat tek pakënaqësia e simpatizantëve të tyre. Ata japin përgjigje të thjeshta ndaj problemeve të komplikuara si: situata ekonomike, papunësia ose pasiguria sociale. Ata duan në radhë të parë të heqin qafe, të dëbojnë, apo të kthejnë në atdhe, siç shprehen ata, të huajt dhe "të tjerët".

Populistët e djathtë mbeten vetëm parti proteste të paafta për koalicion

Por nisur nga fakti që këto lëvizje e përkufzojnë veten kundër së huajës, ato e kanë të vështirë që të bashkojnë forcat përtej kufijve të shteteve të tyre kombëtare. Kjo vërehet edhe në Parlamentin Evropian: "Si ekstremistët e djathtë edhe populistët e djathtë kanë një problem me Evropën. Ato luftojnë kundër, nuk duan një institucion politik supernacional, siç është BE-ja. Ato duan Evropën e 'atdheve'. Ato duan të ruajnë identitetin e vendeve të tyre. Në mënyrë paradoksale madje ekstremistët e djathtë në Parlamentin Evropian janë përpjekur, që të bashkohen në një grup parlamentar. Por nuk ia kanë arritur kësaj, sepse dallimet mes lëvizjeve kombëtare janë shumë të mëdha."

Një vend të veçantë në spektrin e partive populiste të djathta zenë lëvizjet e kundershtarëve të fesë islame. Deputeti holandez Geert Wilders distancohet p.sh. nga antisemitizmi. Eksperti Kapust megjithatë vëren paralele me lëvizje të tjera, që kanë më pak pika takimi me ekstremin e djathtë të spektrit politik: "Zhvillimet në Holandë kanë lidhje me ndalimin e minareve në Zvicër si dhe me lëvizjen e re në Gjermani 'Lëvizja pro', e cila gjithashtu e ka vendosur anti-islamizmin në qendër të programit të saj. Ka një lidhje midis tyre dhe ato bashkëpunojnë ngushtë. Studjuesit ndërkohë flasin për një 'racizëm anti-islamik', sepse me këtë ngjallet frika në mënyrë të qëllimshme dhe synohet të krijohet një kundërshtar apo një armik i dukshëm."

Autor: Fabian Schmidt / Vilma Filaj-Ballvora Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 12.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MtKV
  • Data 12.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MtKV