1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

E dëmton heqja e titullit të doktorit ministres Schavan shkencën gjermane?

Titulli i doktorit në Gjermani - deri tani ai gëzon reputacion të lartë në botë. Por heqja e titullit të doktorit ministres Schavan mund t'i vërë pikëpyetje besueshmërisë së shkencës gjermane.

Annette Schavan, ministre e Arsimit

Annette Schavan, ministre e Arsimit

Universiteti i Dyseldorfit ia hoqi ministres s­ë Arsimit Schavan titullin e doktorit. K­ëshilli p­ërkat­ës i fakultetit votoi n­ë afer­ën e plagjiatur­ës p­ër heqjen e titullit, b­ëri t­ë ditur kryetari i K­ëshillit Bruno Bleckmann t­ë mart­ën n­ë mbr­ëmje.

Schavan (CDU) ka "paraqitur n­ë m­ënyr­ë sistematike dhe me q­ëllim rezultate mendimesh, t­ë cilat n­ë t­ë v­ërtet­ë nuk jan­ë t­ë saj", tha Bleckmann. N­ë disertacionin e vitit 1980 ka n­ë "nj­ë mas­ë t­ë konsiderueshme marrje pa dh­ën­ë autor­ësin­ë t­ë teksteve t­ë autor­ëve t­ë tjer­ë". Pas heqjes s­ë titullit, Schavani rezulton q­ë nuk e ka p­ërfunduar (me nj­ë punim) shkoll­ën e lart­ë.

Afera e plagjiaturës së ministres së Arsimit, Annette Schavan vazhdoi p­ër disa koh­ë. Që prej 22 janarit 2013 Universiteti i Dyseldorfit shqyrtoi në mënyrë shumë zyrtare, nëse ministrja e mbante me të padrejtë titullin e doktores. Kjo në një kohë kur kritikat që i bëheshin Annette Schavanit kishte muaj që njiheshin: në maj 2012, një përdorues anonim interneti publikoi në faqen e internetit "schavanplag.wordpress" për herë të parë akuzat e tij. Sipas tij, pikërisht ministrja aktuale e Arsimit mendohet që i ka shkelur në mënyrë masive standardet shkencore dhe ka kopjuar tek shkencëtarë të tjerë.

"Unë jam i shqetësuar, që përmes këtij procesi krijohet përshtypja që në shkencë gënjeshtra dhe mashtrimi janë në rend të ditës", ankohet Bernhdard Kempen, President i Shoqatës së Shkollave të Larta Gjermane, përballë DW. Profesori i Këlnit jo vetëm që ka shkruar vetë në vitet '80 një doktoraturë - edhe ai vetë mban përgjegjësi për emrin e të gjithë atyre, që punojnë në sistemin e shkencës gjermane. Sepse në Shoqatën e Shkollave të Larta Gjermane ai përfaqëson interesat e tyre. "Besueshmëria. Kjo është monedha që këmbejmë në komunikim me shtete të tjera", deklaron Kempen. "Ne mund të kemi sukses në botë, nëse i besohet vlefshmërisë së titujve tanë. Po të mos bëhet kjo, vuan i gjithë sistemi."

Dekani i Universitetit Heinrich Heine, Bruno Bleckmann

Dekani i Universitetit Heinrich Heine, Bruno Bleckmann


Gjermania vlerësohet nga shkencëtarët

Me suksesin ndërkombëtar ministrja e Arsimit, Annette Schavan mund të mburrej vërtet vitet e fundit: në Gjermani ka më shumë se një gjysmë milioni vetë që e fitojnë bukën e gojës me kërkime shkencore. Dhe Gjermania është një nga vendet kryesuese, kur bëhet fjalë për eksportin e produkteve që kërkojnë shumë punë shkencore dhe që kanë rëndësi në tregjet botërore. Edhe shkencëtarët e huaj e çmojnë Gjermaninë si qendër të kërkimeve shkencore të nivelit të lartë. Vetëm në vitin 2010, në Gjermani e morën titullin e doktorit 3700 shkencëtarë të huaj. Me 47 përqind, shumica e atyre që mbrojti disertacionin ishin nga drejtimet e matematikës dhe të shkencave të natyrës. 15% e të shkencëtarëve të tjerë të huaj e mbrojtën temën në fushën e inxhinjerisë.

Ndoshta udhëheqësi i disertacionit të Annette Schavanit do të kishte bërë mirë që ta kishte lexuar më me vëmendje punimin e saj. Tani skandali ka dalë në botë dhe që tani spekullohet për pasojat e heqjes së gradës së doktores ministres. "Nëse titulli do të duhet të hiqet, nuk i bën dot bisht kërkesës që ministrja duhet të heqë dorë nga posti i saj", deklaroi Bernhard Kempen para heqjes së titullit. Deri para heqjes s­ë titullit, Annette Schavani e përjashtonte dorëheqjen. Pas lajmit për heqjen e titullit, Schavani deklaroi përmes avokatëve të saj se do ta hedhë në gjyq vendimin e fakultetit.

Autor: Clara Walther/ Auron Dodi
Redaktoi: Mimoza Kelmendi