1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

„E ardhmja juaj ndodhet në Evropë“ - Westerwelle viziton Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle nis sot një udhëtim në tri shtete ballkanike. Ai do të udhëtojë fillimisht në Mal të Zi. Stacione të tjera janë Kroacia dhe Kosova.

Westerwelle nis udhëtim në tri shtete ballkanike

Westerwelle nis udhëtim në tri shtete ballkanike

Më shumë kooperim dhe më pak konfrontim, që mundësi ishte apeli që u drejtoi ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle një vit më parë vendeve të Ballkanit, në vizitën e tij të parë si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

"Serbia dhe Kosova duhet ta dinë se e ardhmja e tyre është në Evropë. Prandaj ne mbështesim një ekuilibrim të arsyeshëm pragmatik interesash, duke përfshirë çështjet tregtare dhe çështje të tjera," tha Westerwelle-ja atëherë.

Por qëndrimi pragmatik nuk i pengoi dot barrikadat e fundit në rrugë në veri të Kosovës. Grindjet në dogana e turbullojnë edhe më tej fqinjësinë e tensionuar. Kështu që shkallëzimi i situatës i largon pjesërisht të dyja vendet nga rruga diplomatike. Ky është shkas për Guido Westerwellen, që si ministri i parë i Jashtëm nga një shtet anëtar i BE të bëjë thirrje në vend për një bashkëjetesë stabile.

Westerwelle në Kroaci, 2010

Westerwelle në Kroaci, 2010

Westerwelles do t'ia shpjegojë gjendjen në vend Erhard Bühler. Komandanti gjerman i KFOR-it është ai që ka kontribuar në mënyrë të qenësishme në përpunimin e kompromisit aktual. Edhe Bühleri mbështetet te e drejta, ligji dhe para së gjithash te zgjidhjet politike. Deri tani, trupa ndërkombëtare mbrojtëse e Kosovës mbetet i vetmi autoritet që pranohet.

"As në anën serbe, as në atë shqiptare unë nuk shikoj ndonjë pranim të ndonje force tjetër sigurie, kështu që fillimisht duhet zgjidhur politikisht problemi me kufirin midis Serbisë dhe Kosovës. Vetëm pas kësaj mund të mendohet si të tërhiqen trupat e KFOR-it nga ky kufi", u shpreh Bühleri.

Anëtarë të qeverisë gjermane bëjnë thirrje rregullisht për më shumë stabilitet. Në maj në Kosovë ishte ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere. Edhe politikani i CDU-së u shpreh për një dialog më intensiv.

"Prandaj, sido që t'i vlerësosh zhvillimet e brendshme politike në Serbi ose në Kosovë, patjetër ne duhet të kemi interes për një qeveri të fortë, në mënyrë që ajo që negociohet të ketë edhe të ardhme", tha De Maiziere.

Westerwelle me ushtarët gjermanë në Kosovë

Westerwelle me ushtarët gjermanë në Kosovë

Të mbahet qëndrim i fortë dhe të shihet përpara, këto janë ato që kërkon edhe Westerwelleja para udhëtimit të tij. Për këto tërhoqi vëmendjen ministri gjerman së bashku me homologun e tij britanik, William Hague.

Në thelb megjithatë, ekspertët gjermanë e vlerësojnë të mirë gjendjen e sigurisë. Aq të mirë sa pas pak vitesh KFOR-i mund të tërhiqet krejtësisht nga Kosova. Ministri Westerwelle tha para udhëtimit se nëse Serbia dhe Kosova do të përpiqen tani në mënyrë aktive për një zgjidhje në konfliktet e tyre të fqinjësisë, kjo do t'i afronte këto vende në mënyrë vendimtare me një anëtarësim në BE.

Autor: Silke Engel/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM