1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

E ardhmja e energjisë atomike në Gjermani

Aksidenti në centralin atomik në Fukushima të Japonisë ka ringjallur në Gjermani debatetet për këtë lloj energjie. Opinioni publik s'është dakord me zgjatjen e kohës së punës për centralet atomikë.

default

14 anëtarët e Komisionit të Etikës duhet të paraqesin deri në mes të muajit maj përfundimet e tyre. Deri atëhere qeveria gjermane ka vendosur moratoriumin ndaj centralëve atomikë në Gjermani.

Në fillim të takimit të këtij komisioni kancelarja Merkel sqaroi detyrat e tij: "Së pari siguria e centraleve atomike. Sy dyti si mund t'ia dalim që të heqim dorë sa më shpejt nga centralët atomikë, si mund të kalojmë tek energjitë e tjera, ç'konflikte mund të kemi dhe ç'do të thotë kjo për mbrojtjen e klimës dhe për importimin e energjisë. Të gjitha këto do të diskutohen dhe do të vlerësohen gjatë diskutimeve të këtij komisioni."

Në të bëjnë pjesë si përkrahës edhe kundërshtarë të energjisë atomike, pra të kohës së punës së centraleve atomikë, si dhe studjues dhe shkencëtarë. Në komision bën pjesë edhe kryepeshkopi i Mynihut, kardinali Reinhard Marx. Ai bëri të qartë se kishat janë për të hequr dorë sa më shpejt nga energjia bërthamore dhe teknologjia atomike e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme për breza të tërë.

I këtij mendimi është edhe Klaus Tëpfer, ish-ministër i Mjedisit dhe për një kohë të gjatë shef i Programit të OKB-së për Mjedisin dhe Klimën. Tëpfer është njëri prej dy kryesuesve të komisionit.

"Tepër e rëndësishme është që ne të bëjmë gjithçka që në të ardhmen të mos kemi nevojë për energji atomike. Jo vetëm te ne në Gjermani por edhe në botë. Një vend me teknologji dhe industri kaq të zhvilluar si Gjermania duhet të dëshmojë se mund t'ia dalë edhe pa energji bërthamore dhe ne kemi bërë shumë për ta arritur këtë.“

Bashkëkryesuesi tjetër i komisionit, kryetari i Shoqatës Gjermane të Hulumtimeve Matthias Kleiner, është kundër heqjes së nxituar dorë prej energjisë bërthamore. Sipas tij nuk ka ndonjë fitim në rast se Gjermania heq dorë prej centraleve të veta bërthamore dhe importon nga jashtë energji të prodhuar në centralë atomikë. Sipas tij në llogaritjen mes shpenzimeve dhe rreziqeve duhet të merret parasysh edhe garancia për sigurimin e furnizimeve me energji. Kleiner kërkon që të paktën një pjesë e punimeve të komisionit të transmetohen edhe në TV në mënyrë që shtohet rezonanca në publik.

Politikani ekologjist Jürgen Trittin mendon se ngritja e këtij komisioni është e tepërt dhe se të nevojshme janë hapat konkretë për të hequr dorë nga energjia bërthamore. Ngjashtëm mendon edhe sekretarja e përgjitshme e SPD-së Andrea Nahles, e cila mendon se konsensi për të hequr dorë nga energja bërthamore ka kohë që ekziston në Gjermani.

Autor: Bettina Marx / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 05.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10nOv
  • Data 05.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10nOv