1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

E ardhmja e Ballkanit - në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së

Në takimin informal të MPJ të BE-së në Brdo të Sllovenisë, BE i bën thirrje Serbisë për vetpërmbajtje në konfliktin me Kosovën. E ardhmja e Ballkanit, temë tjetër e bisedimeve

default

Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer

Shtajnmajer: "Nuk ka ndarje të Kosovës"

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë vazhduar në Brdo të Sllovenisë konsultimet me homologët e tyre nga vendet ballkanike për të ardhmen e rajonit. "E ardhmja e Ballkanit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës" është edhe motoja e takimit që organizohet nga presidenca sllovene e radhës.

Pas një takimi të zhvilluar me ministrat e jashtëm të rajonit, BE i ka bërë thirrje Serbisë për vetpërmbajtje në konfliktin me Kosovën. Kosova që është në qendër të bisedimeve u përfaqësua kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe kryeadministratori Joahim Ryker. Ministri i jashtëm serb, deklaroi më parë se nuk do të takohej me kryeministrin e Kosovës.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë diskutuar sot me ministrin e jashtëm serb, Jeremiç edhe për prezencën e policëve serbë në veriun e Kosovës. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer deklaroi para takimit se ai e sheh atë si një mundësi për stabilizimin e rajonit. Shtajmanjer dekaroi se të shtunën do të tematizohet edhe ndikimi politik i Beogradit në pjesën veriore të Kosovës. Me tone të qarta, Shtajnmajer tha se pavarësia e Kosovës nuk është e negociueshme për Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se nuk do të lejohet ndarja e Kosovës, tha ai.

Ndërkohë afrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian nuk pritet të hedhë hapa përpara edhe nga ky takim. Hollanda e Belgjika bllokojnë tendencën në BE për përshpejtimin e procesit të afrimit të Serbisë me BE-në me synim mbështetjen e forcave evropiane në zgjedhjet e 11 Majit. Kryetari i presidencës së radhës, ministri i jashtëm slloven, Dimitri Rupel i tha Deutsche Welle-s se ai sheh rrezik që kundërshtarët e BE-së në Serbi të jenë mazhorancë në këto zgjedhje:

"Kjo mund të ndodhë. Po qe se Serbia vendos të mos jetë pjesë e BE-së, atëherë duhet që të presim pak më gjatë. Në fund Serbia natyrisht do të jetë pjesë e Evropës. Nuk kam dyshim se herët a vonë Serbia do të ketë të ardhme evropiane. Por këtë duhet ta vendosin serbët."

Ballkani dhe procesi i anëtarësimit

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë me homologët nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Mali i Zi edhe perspektivat e anëtarësimit të vendeve ballkanike. Sinjalet e para se c'pritet të thuhet në takimin me homologeë ballkanikë i dha komisioneri evropian per zgjerimin, Oli Rehn. 2008 është vit vendimtar per vendet e Ballkanit. Rehn përmendi detyrimet e secilit vend qe aspiron anëtarësimin, duke i bërë thirrje Shqipërisë të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim Asoccimit.

Kroacia duket se i ka rrugët e hapura që në vitin 2010 të jetë anëtarja më e re e BE-së. Me Maqedoninë pritet të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Edhe Malit të Zi së shpejti do t'i jepet statusi i kandidatit. Shtetet e tjera ndodhen ende në hapat e parë të anëtarësimit.

  • Data 29.03.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DWwd
  • Data 29.03.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DWwd