1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

E ardhmja e Ballkanit është në Evropë

Në samitin dyditor të Dubrovnikut në Kroaci që nisi punimet ditën e premte, liderë ballkanikë dhe ata evropianë diskutojnë integrimin evropian të rajonit në bllok dhe sfidat me të cilat përballet ai nga kriza ekonomike.

default

Dubrovnik, Vepër e artistit Fra Perica Vidić

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor në fjalën e saj inkurajoi vendet e Ballkanit: "Jam e sigurt se me objektivat e realizuara dhe përparimet e bëra, Kroacia i dërgon një sinjal pozitiv vendeve të tjera që duan të hyjnë në familjen evropiane. Pikërisht për këtë arsye vendet në juglindje të Evropës mund të shpresojnë në ndihmën e fuqishme të Kroacisë".

Ndërsa presidenti kroat, Ivo Josipoviç vlerësoi përparimet e rajonit: "Transformimi ynë nga një rajon problematik në një rajon paqeje dhe bashkëpunimi, është kontributi ynë i parë në arkitekturën aktuale politike të Evropës".

Në fjalën e tij samit kryeministri francez, Francois Fillon tha se ardhmja e rajonit është brenda BE-së, por theksoi se ende janë të nevojshme "transformimet e thella dhe se ajo duhet të bazohet në merita." Fillon tha se anëtarësimi i pritshëm i Kroacisë do t'i inkurajojë vendet ballkanike të kompletojnë reformat dhe të arrijnë po ashtu këtë qëllim.

Edhe Komisari për zgjerimin, Stefan Füle përshëndeti samitin e Dubrovnikut. Presidenti serb, Boris Tadiç nuk u ftua. Mediat kroate njoftuan se ftesa ishte e tepërt për shkak se në samit vinte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në ditën e parë të samitit, të premten kryeministri Berisha ishte një nga referuesit në panelin, në të cilin diskutohej mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Berisha tha se "çfarëdo që ka ndodhur në rajonin tonë, në vendet tona, një gjë është e sigurtë, forca kryesore nxitëse mbetet integrimi në BE. Prandaj, vendet tona po mundohen të largohen nga e shkuara e tyre".

Në samitin e Dubrovnikut, marrin pjesë edhe kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Autor: DW/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 10.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OFoz
  • Data 10.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OFoz