1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dëbimi i drerëve nga autostrada

12 Maj 2016

Prej muajsh drerët hanë barë buzë autostradës A20 duke rrezikuar trafikun. Për t'i dëbuar kafshët nga autostrada autoritetet në Meklenburg-Pomerani kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme.

https://p.dw.com/p/1ImJo
Deutschland Rehe neben Autobahn
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Schindler

Shërbimi i mirëmbajtjes së autostradës A20 të Detit Baltik ka bllokuar qarkullimin e auomjeteve në një segment prej 15 km. që të mund t'i dëbojë drerët nga rruga.

Rehe im Feld
Fotografi: picture-alliance/Reiner Bernhardt

Si masë fillestare ishte menduar që kafshët të qëlloheshin, por kjo u kundërshtua nga Ministria e Bujqësisë së landit. Ndaj tani drerët do të dëbohen prej vendit të kullotës në anë të autostradës.

Deutschland Wildschutzzaun auf der A20 bei Rostock
Fotografi: picture-alliance/dpa/B.Wüstneck

Për këtë punonjësit e shërbimit të autostradës kanë hapur nga të dyja anët e rrugës me rreth 40 metra rrjetat, që pengojnë daljen e kafshëve nga pylli. Pikërisht në këtë segment kamerat i kanë vrojtuar drerët, që kalojnë vazhdimisht rrugën. Shpresohet që në të ardhmen kafshët të vazhdojnë të kullosin brenda gardhit mbrojtës dhe të mos e pengojnë më qarkullimin.

Deutschland Vollsperrung der A20 bei Rostock
Fotografi: picture-alliance/dpa/B.Wüstneck

Drerët muajt e fundit kanë qarkulluar vazhdimisht përmes autostradës. Ndonëse janë bërë përpjekje për t'i dëbuar ato, nuk ka pasur sukses, kafshët janë kthyer. Tani 12 gjuetarë dhe 25 punonjës të shërbimit të autostradës duhet të kujdesen, që situata të përmirësohet.