1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dyshime për krime lufte: EULEX arreston ish-pjesëtarë të UÇK-së

Misioni EULEX në Kosovë ka arrestuar nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte. Një urdhër arresti kishte edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj.

default

Logoja

Misioni EULEX në Kosovë, arrestoi të merkurën (16.03) nëntë persona nën dyshimet për përfshirje në krime lufte. Që të gjithë janë ish-ushtarë të UÇK-së. Misioni EULEX, thotë se personat e arrestuar dyshohen për vrasje, tortura dhe veprime të tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999. Një urdhër arresti kishte edhe për deputetin e parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së.

Fatmir Limaj ka deklaruar i cili pyet rreth dy orë nga prokurorët e misionit EULEX dhe më pas u lirua, është shprehur se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Kosovo-Albaner Fatmir Limaj vor dem UN-Tribunal in den Haag

Fatmir Limaj para Tribunalit. Në vitin 2005 Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në Hagë e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn

“Unë së bashku me bashkëluftëtarët e mi kemi punuar për ta çliruar Kosovën. Kam pasur fatin dhe ndihmën e zotit që të punoj edhe për ndërtimin e Kosovës. Porosia ime për qytetarët është se krejt potencialin tim familjar dhe njerëzor e kam dhënë për çlirimin e Kosovës, sikurse krejt potencialin tim intelektual, profesional dhe fizik e kam dhënë në shërbim të ndërtimit të vendit në periudhën kur e kam pasur rastin.”

Më 30 nëntor të vitit 2005 Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në Hagë, e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i cili në shkurt të vitit 2003 ishte akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998. Misioni EULEX nuk ka bërë të ditur identitetin e të akuzuarve shumica nga të cilët tashmë janë arrestuar, mirëpo në fletarrestin e siguruar bëhet e ditur se ata janë ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10ayq
  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10ayq