Dy vjet marrëveshje BE-Turqi për refugjatët: Të ngecur në itinerarin e Ballkanit | Ballkani | DW | 18.03.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dy vjet marrëveshje BE-Turqi për refugjatët: Të ngecur në itinerarin e Ballkanit

Më 18 Mars hyri në fuqi marrëveshja për refugjatët mes BE e Turqisë, që solli mbylljen e itinerarit të Ballkanit. Shumë vetë kanë ngecur në stacionet e tij. Refugjatët kërkojnë të hyjnë tani në Europë nga Bosnja.

Salimi u largua para tetë muajsh nga Alepo. Mijëra kilometra rrugë përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Malit të  Zi. Dëshira e tij është të vijë në Gjermani, por tani ai ka ngecur në Bosnje. Një mëngjes bashkë me shokun e tij ata u larguan nga Sarajeva. 40 kilometra në këmbë nëpër malet me borë për të mbërritur në Delijass. „Ishim në një qendër azili, por ata nuk kishin vend, dhe asgjë për të ngrënë." Drejtori i qendrës kishte thënë se ajo ishte e mbushur, rrëfen Salimi. Të dy marrin pastaj rrugën e kthimit pa e ditur, se ku do flenë.

Historia e Salimit nuk është rast i veçuar. Në muajt e fundit numri i migrantëve në Bosnje-Hercegovinë është rritur ndjeshëm. Nëse më parë refugjatët kërkonin përmes Maqedonisë dhe Serbisë të arrinin Europën Perëndimore, tani shumë prej tyre përdorin pjesën perëndimore të itinerarit të Ballkanit. Por edhe këtu rruga për në Kroaci është e bllokuar. Shumë prej tyre mbesin pastaj në Bosnje.

Bosnien und Herzegowina (DW/A. Kamber )

Qendër azili në Bosnje-Hercegovinë

Situata nën kontroll?

Dragan Mektiq, ministri për Sigurinë në Bosnje-Hercegovinë thekson se „situata nuk është alarmuese" dhe se „autoritetet e Bosnje-Hercegovinës e kanë procesin gjithmonë nën kontroll". Megjithatë ka shumë vështirësi në furnizimin e refugjatëve dhe probleme në sigurimin e kufijve. Strukturat e sigurisë kanë nevojë për më shumë personel dhe më shumë mjete financiare. „Vetëm në policinë kufitare çdo i pesti vend pune është bosh. Kemi nevojë për 500 njerëz më shumë për të mbrojtur kufirin", thotë Mektiq. Një plan aksioni, i miratuar në fillim të krizës nuk është zbatuar ende.

Sipas të dhënave të policisë kufitare nga 1 Janari deri në 11 Mars janë ndaluar 639 persona „në përpjekje  për të kaluar ilegalisht kufirin apo menjëherë pas kësaj". Një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Shumica e migrantëve janë sirianë, të ndjekur nga pakistanezët, libianët dhe afganët.

Bosnien und Herzegowina Flüchtling aus Syrien (DW/A. Kamber )

Salimi ëndërron të shkojë në Gjermani

Mungon bashkëpunimi me fqinjët

Duke përmendur se policia kufitare e Bosnje-Hercegovniës është përgjegjëse për mbrojtjen e 1000 kilometrave të kufirit të jashtëm me BE, ministri Mektiq kërkon që vendet e Ballkanit t‘i zgjidhin bashkë problemet. Ai kritikon faktin, se jo të gjithë e respektojnë marrëveshjen e ripranimit, por „i dërgojnë migrantët thjesht tek fqinjët". Mektiq synon një aktivizim më të madh të policisë kufitare të BE, Frontex në kufijtë e Bosnje-Hercegovinës. Një problem i njohur edhe për Komisarin e Lartë të OKB-së për refugjatët, UNHCR. „Kjo është sigurisht një sfidë shumë e madhe për institucionet shtetërore të Bosnje-Hercegovinës", thotë për Deutsche Wellen, Neven Crvenkoviq, zëdhënës i UNHCR-së për Europën Juglindore.

Bosnje-Hercegovina - një pjesë e itinerarit të Ballkanit

Nixhara Ahmetaseviq, gazetare dhe aktiviste në Sarajevë ka punuar disa vite me organizatën „Are you Syrious". Pa dyshim që Bosnje-Hercegovina është bërë ndërkohë një pjesë e itinerarit të Ballkanit, por në masë më të vogël se Serbia", thotë Ahmetaseviq për DW. „Nga nëntori i kaluar kanë ardhur më shumë vetë në Bosnje-Hercegovinë. Shumica vendosën për rrugën nga BH, sepse policia kroate e kufirit vepron brutalisht kundër migrantëve që duan të hyjnë në BE", thotë Ahmetaseviq. Një ngjarje tragjike ishte vdekja e 6-vjeçares Madine Hussinay që u shtyp nga treni, pas familja e saj u detyrua nga policia kroate të kthehet në Serbi. „Kjo përhapet. Njerëzit e dinë, se nuk mund të kalosh dot më përmes Serbisë dhe Kroacisë dhe itinerari është zhvendosur në Bosnje-Hercegovinë."

Bosnien und Herzegowina | Aufnahmezentrum für aus der EU abgeschobene Bosnier | Mitarbeiter (DW/V. Soldo)

Qendër pranimi për refugjatët e kthyer nga BE

Në kërkim të fatit

Në Bosnje autoritetet presin që fluksi i migrantëve në këtë vend të rritet me përmirësimin e motit. Ministri Dragan Mektiq është i bindur, se shumica nuk duan të qëndrojnë, por të vazhdojnë për në Europën Perëndimore. Kjo është arsyeja që edhe Salimi dhe miku i tij përpiqen të mbijetojnë ditët e ftohta. Sapo të ngrohet koha ata kanë një qëllim – të vazhdojnë drejt veriut të Europës. Ëndrra e Salimit: Të vijë në Gjermani, ku jeton një kushëri i tij dhe të fillojë të punojë si mekatronik.

Autorë: Zdravko Ljubass/Ajdin Kamber