1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dy tё vdekur pas sulmit me thikё nё Finlandё

Dhuna nё qendrёn e qytetit finalndez Turku: dy veta gjejnё vdekjen, sulmuesi i pandehur qёllohet nga policia dhe arrestohet. Motivi ёshtё ende i paqartё.

 

Finlandё: Policia dyshon pёr motive terrosite tё sulmit me thikё

 

Policia nё Finlandё dyshon, se sulmi me thikё nё qytetin Turku ka sfond terrorist, sikurse venё nё dukje hetuesit. Gjatё sulmit  tё premten (18.08) gjetёn vdekjen dy vetё.

Forcat e rendit pas atentatit e kanё siguruar qendrёn e qytetit  Turku.

Pas hetimeve tё para pёr vrasje gjatё natёs duke gdhirё e shtuna (19.98) ka pasur informacione tё mёtejshme, qё tё ҁojnё drejt njё piste tё mundshme me sfond terrorist tё sulmit, deklaroi policia. Fillimisht hetuesit mendonin, se rasti kishte tё bёnte me vrasje.

I pandehuri kryesor ёshtё njё 18 vjeҁar maroken, deklaruan autoritetet e rendit. Ai akuzohet se ka vrarё dy vetё dhe  ka plagosur tetё tё tjerё. Forcat nё shёrbim tё policisё e kanё qёlluar nё kёmbё sulmuesin e pandehur dhe e kanё arrestuar atё.

I arrestuari, sipas tё dhёnave tё policisё, ndodhet nё pavionin e reanimacionit nё klinikёn universitare tё Trukut. Pёrveҁ atij janё trajtuar edhe dy viktima nё tё njёjtin pavion, njoftoi policia. Po ashtu nё klinikё janё trajtuar edhe pese tё plagosur tё tjerё.

Viktimat janё nga Finlanda, Suedia dhe Italia

Dy tё vrarёt pas sulmit u identifikuan si finlandezё. Klinika e Universitetit vuri nё dukje, se njё prej viktimave gjeti vdekjen nё spital. Nga tetё tё plagosurit dy vijnё nga Suedia dhe njё nga Italia, bёri tё ditur mё tej policia.

Kryeministri Juha Sipilä dhe kabineti i tij tё premten (18.08) nё mbrёmje vonё nё njё mbledhje tё posaҁme u informuan pёr situatёn. Por gjendja ёshtё nёn kontroll, bёhet e ditur. Kryeministri Sipilä  e dёnoi aktin dhe u shprehu ngushёllimet tё afёrmve tё viktimave.

Presidenti Sauli Niinistö u shpreh pёr njё "sulm shokues dhe burracakёrie". Sipas tё dhёnave tё ministritt ё Brendshёm forcat e policisё u udhёzuan tё tregojnё prezencё tё pёrforcuar nё sheshet publike nё vend.

Intensifikimi i pranisё sё policisё u bё menjёherё i dukshёm nё aeroport dhe nё stacionet e trenave nё Helsinki.  Trenat dhe autobusёt , qё udhёtonin drejt Trukut, sipas njoftimeve nё media,  u kontrolluan intensivisht prej forcave tё rendit. Sipas tё dhёnave tё ministress ё Brendёshme Risikko janё shtuar kontrollet edhe nё kufi. Turku ndodhet rreth 170 km. larg Helsinkit nё pikёn e fundit jugperёndimore tё vendit.

myk/sti (afp, dpa)