1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dy raste vdekjesh nga gripi i derrit në Gëtingen të Gjermanisë

Autoritetet gjermane megjithatë paralajmërojnë të mos përhapet panik, ndërsa ekspertët rekomandojnë vaksinimin si masë mbrojtëse ndaj gripit të derrit.

default

Ministrja për Çështje Sociale e Saksonisë së Poshtme, Aygül Özgan, reagoi e prekur ditën e hënë pas bërjes publike të lajmit për raste vdekjesh nga gripi i derrit. Ajo i shprehu ngushëllime të afërmve të pacientëve, një vajze tre vjeçare dhe një burri 51 vjeçar, që ndërruan jetë si pasojë e gripit të derrit. "Të dyja rastet tragjike, megjithëse bëhet fjalë për raste të veçanta, tregojnë se sëmundja e influencës nuk është një sëmundje aq e parrezikshme, por mund të marrë edhe një zhvillim me pasoja të rënda. Nuk ka arsye për panik, por është e qartë se vaksina kundër influencës është një mënyrë e mirë mbrojtjeje nga infektimi."

Nuk dihet ende se ku dhe kur u infektuan dy pacientët. Dihet vetëm që burri 51 vjeçar, që vdiq të hënën në mëngjes, vuante nga një sëmundje e mëparshme. Ndërsa vajza 3 vjeçare gëzonte shëndet të plotë para infektimit.

Nuk ka arsye pë r panik

H1N1 Impfung Spritzen

Shiringa me vaksinën e H1N1-Pandemrix

Schweinegrippe - Impfung

Vaksinimi kundër influencës

Presidenti i Zyrës së Shëndetësisë të Landit të Saksonisë së Poshtme, Mathias Pulz, mendon se nuk ka asnjë arsye për panik. Sistemi i kontrollit të gripit funksionon mjaft mirë në vend. Dhe se është normale që nganjëherë gripi merr një zhvillim të tillë, që mund të sjellë edhe vdekjen e pacientëve. "Në çdo sezon të influencës kemi pasur raste tragjike të vdekjeve si pasojë e influencës. Kryesisht ato prekin persona të sëmurë më parë. Veçanërisht tragjike është që tek vajza tre vjeçare nuk është konstatuar asnjë sëmundje më parë. Por dihet që viruset e influencës janë të paparashikueshëm."

Sipas Pulzit nuk ka rrezik për një pandemi të re. Megjithatë duket se në Gjermani po vjen një valë e re gripi. Dhe tre të katërtat e të gjitha rasteve të regjistruara janë raste me virusin e gripit të derrit, H1N1. Mënyra më e mirë për t'u mbrojtur është vaksinimi, thotë Pulz. Veçanërisht gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit duhet të marrin këtë masë mbrojtëse. Në të gjithë Gjermaninë llogariten 350 të vdekur nga gripi i derrit.

Autor: Hilke Jansen/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztUe
  • Data 04.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztUe