1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dy premiera femërore në kabinetin e ri

Pas votës pro të anëtarëve të SPD-së rruga për koalicionin e tretë të madh në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë është i hapur. Edhe në shpërndarjen e posteve ministrore nuk pritet të ketë më shumë surpriza.

Surpriza më e madhe gjithësesi pritet në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas njoftimeve të mediave ish-ministrja e Punës Ursula von der Leyen, do të jetë gruaja e parë që do të marrë përsipër këtë ministri. Politikania 55-vjeçare e partisë CDU do të zëvendësojë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes kolegun e saj Thomas de Maiziere, i cili do të kthehet në postin e ministrit të Brendshëm, thuhet në njoftimet nga Berlini.

Thomas de Maiziere dhe Ursula von der Leyen

Thomas de Maiziere dhe Ursula von der Leyen

CDU-ja e kancelares Angela Merkel do të marrë Ministrinë e Brendshme, të Financave, të Mbrojtjes, të Shëndetësisë dhe të Arsimit. Ministër i Financave do të vazhdojë të jetë Wolfgang Schäuble (Volfgang Shojble). Sipas informacioneve të gazetës "Rheinische Post" dhe të "Spiegel Online" sekretari i përgjithshëm i CDU-së Hermann Grëhe pritet të bëhet ministri i ri i Shëndetësisë. Nëse ministrja e Arsimit Johanna Wanka do të vazhdojë ta mbajë këtë post nuk duhet ende me qartësi.

CSU-ja tre ministra

Simotra bavareze e CDU-së, CSU-ja, do të marrë tri ministri. Ministri i ri i Transportit dhe i Infrastrukturës digjitale pritet të jetë sekretari i tanishëm i përgjithshëm i CSUsë Alexander Dobrindt. Ish-ministri i Transportit Peter Ramsauer do të largohet nga kabineti, njofton gazeta "Bild am Sonntag". Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich do të marrë përsipër drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Se kush do të marrë drejtimin e Ministrisë së Ndihmës për Zhvillimin është ende e hapur.

Socialdemokratët gjashtë ministri

Postet drejtuese të ministrive që merr SPD-ja janë: zëvendëskancelar dhe super-ministër i Ekonomisë dhe i Energjetikës do të jetë kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel. Frank-Walter Steinmeier do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Barbara Hendricks do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit, sekretarja e përgjithshme e SPD-së Andrea Nahles do të jetë ministre e Punës, zëvendëskryetarja e SPD-së Manuela Schwesig do të drejtojë Ministrinë për Familjet, kurse Heiko Maas, Ministrinë e Drejtësisë.

Aydan Özoguz

Aydan Özoguz

Ministre me origjinë emigrimi

Zëvendëskryetarja tjetër e SPD-së Aydan Özoguz, do të jetë sipas një raporti të agjencisë gjermane të lajmeve dpa ministre shteti për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë zë vend në këtë mënyrë në tryezë të kabinetit një grua me origjinë turke.