1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dy policë gjermanë anëtarë të Ku-Klux-Klanit

Dy policë gjermanë kanë qënë rreth dhjetë vjet më parë anëtarë të një seksioni të klanit racist Ku-Klux. Ndaj tyre janë marrë masa disiplinore, por ata kanë vazhduar të qendrojnë në shërbim. Pse?

Dy policë gjermanë kanë qënë rreth dhjetë vjet më parë anëtarë të një seksioni të klanit racist Klu-Klux.

Dy policë gjermanë kanë qënë rreth dhjetë vjet më parë anëtarë të një seksioni të klanit racist Klu-Klux.

Dy policë gjermanë kanë qënë rreth dhjetë vjet më parë anëtarë të një seksioni të klanit racist Klu-Klux. Kjo është bërë tani e ditur në Komisionit hetimore të Parlamentit gjerman që merret me zbardhjen e serisë së vrasjeve të migrantëve, nga e ashtuquajtura celula terroriste e neonazistëve nga Zvikau. Në këtë seri vrasjesh bën pjesë edhe vrasja e një punonjëseje policie në Hajlbron. Dy policët kanë qenë kolegë të saj, një fakt që e bën historinë shumë eksplozive. Ndonëse nsaj tyre janë marrë masa disiplinore, ata kanë vazhduar të qendrojnë në shërbim.

Afera e pjesëmarrjes së policëve 32 dhe 42 vjeçarë në klanin Ku-Klux-Klan pati çuar në vitin 2004 në hetime të brendshme, të bëra nga Shërbimi i Mbrotjjes Kushtetuese, dega e Landit në Shtutgart. Në atë kohë policët patën pranuar se kanë qenë disa muaj anëtarë të grupit të Ku-Klux-Klan-it të quajtur „European White Knights“, pra "Kalorës të bardhe evropianë". Ata kanë dalë sërish nga grupi me dëshirën e tyre, pasi kanë parë armiqësinë ndaj të huajve dhe parrullat rraciste të grupit. Prandaj atyre iu dha nga një vërejtje në një proces disiplinor dhe deri më sot kanë qendruar në detyrë.

Ku-Klux-Klan është krijuar në vitin 1865 në shtetin federal amerikan Tennessee

Ku-Klux-Klan është krijuar në vitin 1865 në shtetin federal amerikan Tennessee

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar që merret me vrasjet e kryera nga neonazistët, Hartfrid Wolff, nuk beson se policët nuk e dinin me çfarë merrej Ku-Klux-Klani: „Është e çuditshme të mendosh se dikush nuk e di në cilën organizatë ka dashur të marrë pjesë. Nëse do të doja të bëhesha anëtar i një organizate të tillë, unë do të kërkoja menjëherë të gjeja cilat janë synimet e saj. Prandaj unë habitem që kërkohet të bëhen justifikime për anëtarësimin në një organizatë ekstremiste të djathtë.“

Ku-Klux-Klan është krijuar në vitin 1865 në shtetin federal amerikan Tenese si një organizatë terroriste raciste, e cila duke vrarë të zezakët dhe duke kryer atentate kundër politikanëve, luftonte kundër heqjes së skllavërisë. Organizata u quajt e jashtëligjshme në vitin 1882, por u rithemelua në vitin 1915. Klani i organizuar me hierarki të fortë dhe me rituale të ngjashme me ato të urdhërave ngjalli frikë dhe llahtari mezjarrvëniet, rrahjet dhe vrasjet, si dhe me linçimet. Famëkeqe ishin edhe aksionet e dhunshme të burrave në veshje të bardha dhe kapuçët me cepa, nën kryqët në flakë. Dikur Ku-Klux-Klan arriti të kishte në SHBA katër milionë anëtarë. Sot, sipas eskpertëve numri i anëtarëve arrin në 5 mijë deri në 8 mijë.

Hartfrid Wolff, Anëtari i komisionit hetimor parlamentar që merret me vrasjet e neonazistëve

Hartfrid Wolff, Anëtari i komisionit hetimor parlamentar që merret me vrasjet e neonazistëve

Afera për ish-simpatizuesit e Ku-Klux-Klanit u bë aktuale kur Komisioni Parlamentar gjerman që merret me vrasjet e kryera nga neonazistët pa edhe dokumentat që kanë të bëjnë me vrasjen e polices Michele Kiesewetter në vitin 2007 në Hajlbron. Ajo që ra në sy ishte se të dy policët me të kaluar në Ku-Klux-Klan kanë qenë kolegë të polices së vrarë. Një prej tyre ka qenë madje shefi i saj. Në shërbim të tre policët kanë qënë efektiv i forcave speciale të Bëblingenit, afër Shtutgartit.

Prandaj Ministria e Brendshme në Baden Vyrtemberg ka urdhëruar kontrollimin e të gjithë autoriteteve policore atje. Po ashtu është duke u hetuar pse në vitin 2004 policët nuk janë liruar nga detyra, pas procesit disiplinor. Drejtori i kriminalistikës së Landit Martin Schatz shpjegon: „Po, natyrisht, që ngrihen pyetje. Këtë nuk e durojmë më. E rëndësishme është që në polici të mos kemi policë ekstremistë. Raste të veçanta nuk mund të përjashtohen. Por edhe ato jemi duke i ndjekur me koseguencën e duhur. Në raste të veçanta kjo do të çojë edhe në përjashtime nga detyra."

Michele Kiesewetter, police e forcave speciale e vrarë më 2004

Michele Kiesewetter, police e forcave speciale e vrarë më 2004 në rrethana të paqarta

Ministria e Brendshme në Shtutgart do ta rishqyrtojë rastin. Edhe Komisioni parlamentar për hetimin e vrasjeve të neonazistëve do të merret pas pushimeve të verës me rastin e Ku-Klux-Klanit.