1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Dy medalje të arta për Gjermaninë

Dita e pestë e garave në Lojërat Olimpike Dimërore, solli disa rezultate të mira për ekipin gjerman.

default

Tatjana Hüfner

Rrëshqitësja me sajë Tatjana Hüfner siguroi medalien e tretë të artë për ekipin gjerman në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat po zhvillohen në Vankuver. Dy ditë pas fitores së kolegut të saj Felix Loch, 26 vjeçarja Hüfner bëri një rrëshqitje perfekte me sajën e saj në Uistlër të Kanadasë. Medialjen e argjentë e fitoi papritmas austriakja Nina Reithmayer ndërsa gjermanja tjetër Natalie Geisenberger fitoi medaljen e bronztë.

Olympische Spiele Vancouver Biathlon Magdalena Neuner Flash-Galerie

Magdalena Neuner

Një rezultat jashtëzakonisht të mirë shënoi edhe biatletja Magdalena Neuner. Pas medaljes së argjendtë dy ditë më parë në shprint, mbrëmë ajo fitoi medaljen e fitoi medaljen e artë në garën e ndjekjes në 10 kilometra. Rezultat shumë më të mirë se në garën e parë shënuan edhe bialtetet tjera, por nuk fituan ndonjë medalje.

Olympische Spiele Vancouver Eisschnelllauf Jenny Wolf Flash-Galerie

Jenny Wolf

Ndërkohë që favoritja kryesore në 500 metra në rëshqitje, Jenny Wolf dëshpëroi veten dhe shumë adhurues të saj. Ndonëse këtë vit është më e mirë në këtë garë, në Lojërat Olimpike fitoi "vetëm" vendin e dytë.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 17.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3kE
  • Data 17.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3kE