1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dy kualitete ? - Vaksina të ndryshme për qeverinë dhe popullin

Për një javë në Gjermani fillon vaksinimi masiv vullnetar kundër gripit të derrave. Por para fillimit të këtij aksioni qeveria federale po përballet me akuzën e ndarjes së mjeksisë në dy klasa.

Biologji sintetike

Gjatë aksionit më të madh të vaksinimit në historinë e Gjermanisë pritet të vaksinohen kundër gripit të derrave rreth 50 milionë vetë.

Ushtarët, policët, politikanët, deputetët dhe punonjësit e lartë të qeverisë dhe të ministrive do të vaksinohen me një lloj vaksine që nuk përmban elementë shtesë. Kurse për pjesën tjetër të popullsisë janë parashikuar dy vaksina të tjera, të cilat sipas ekspertëve mund të kenë pasoja anësore të padëshirueshme.

Gjatë aksionit më të madh të vaksinimit në historinë e Gjermanisë pritet të vaksinohen kundër gripit të derrave rreth 50 milionë vetë. Deri tani në botë janë hedhur në treg tri vaksina. Dy prej tyre përmbajnë edhe elementë shtesë si dhe konservantë. Për këtë ekspertët mendojnë se ato mund të ketë edhe efekte anësore. Vetëm vaksina Celvapan nuk përmban konservantë dhe elementë të tjerë shtesë dhe konsiderohet si më e përshtatshme. Pikërisht këtë vaksinë ka porositur për anëtartë e qeverisë si dhe punonjësit e lartë të shtetit Ministria e Brendshme në Berlin.

Një sërë virologësh me emër u rekomanduan qytetarëve, që ta mendojnë mirë përpara se të vaksinohen.

Një sërë virologësh me emër u rekomanduan qytetarëve, që ta mendojnë mirë përpara se të vaksinohen.

Zëdhënësi i qeverisë Wilhelm, tha se kjo është rastësi dhe nuk e pranoi përcaktimin e kësaj vaksine si "vaksinë për qeverinë": "Ju folët për "vaksinë për qeverinë", më duket se e bëra të qartë se kjo nuk është vaksinë për qeverinë, ushtarët e Bundeswehrit nuk janë pjesë e qeverisë, as policia federale. Anëtarët e qeverisë federale do të këshillohen me mjekun e tyre të familjes për të mësuar se cila vaksinë është për ta më e mira."

Edhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se fillimisht do të konsultohet me mjekun e saj të familjes dhe pastaj do të vendosë nëse do të vaksinohet apo jo.

Vaksina e cila pritet të përdoret për popullin quhet Pandemrix. Ajo përmban konservantë dhe elementë plotësues. Njoftimet për përdorimin e vaksinave të ndryshme për qeverinë dhe njerëzit e zakonshëm shkaktuan pasiguri dhe pakënaqësi. Një sërë virologësh me emër u rekomanduan qytetarëve, që ta mendojnë mirë përpara se të vaksinohen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetsisë, Klaus Vater, e quajti këtë qëndrim si të papërgjeshëm. Sipas tij dimri pritet të sjellë me vete një valë të re të gripit të derrave dhe nuk mund të thuhet se kjo do të kalojë po aq lehtë sa ajo e verës: "Atëhere le të lutemi bashkarisht që vala e re e gripit të kalojë sërish lehtl dhe pa pasoja. Kaq mund të them.“

Përhapja e gripit të derrave në Gjermani

Përhapja e gripit të derrave në Gjermani

Klaus Cichutek, zëvendës president i Institutit Paul Ehrlich, thotë se të tria llojet e vaksinave janë në rregull: "Të tria vaksinat e lejuara për t'u hedhur në treg për virusin e pandemisë janë njëlloj të pranueshme për trupit dhe të efektshme kundër një virusi të ri ndaj të cilit nuk kemi krijuar imunitet. Ndryshimet konsistojnë tek përforcuesit viralë dhe niveli i përballimit prej trupit është i pranueshëm.“

Qeveria gjermane ka porositur 50 milionë vaksina të llojit Pandemrix. Vaksinimet fillojnë javën e ardhshme. Gjithësesi ka diskutime nëse kjo lloj vaksine është e përshtatshme dhe e pranueshme për fëmijët e vegjël dhe ngratë shtatzëna.

Autor : Bettina Marx / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KAs6
  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KAs6