1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dy fytyrat e ATT

Në Krishtlindje hyn në fuqi Marrëveshja e OKB-së për Tregtinë e Armëve (ATT). Industria gjermane e armatimit e përshëndet shprehimisht marrëveshjen. Shpreson ajo të fitojë tregje të reja në vendet në ekspansion?

Në fakt mund të mendosh, prodhuesit gjermanë të armëve të luftës dhe të armatimeve duhet të kundërshtonin që tregtia e përbotshme me armatime do të rregullohet me rreptësi. Por industria gjermane e armatimeve përdor tone krejt të tjera: "Ne e konsiderojmë Marrëveshjen e OKB-së për tregtinë e armëve, e cila ndodhet pas konceptit ATT si një marrëveshje të gjerë të rëndësishme, të vlefshme në të gjithë botën, e cila shpresojmë që të çojë në një kufizim të tregtisë së pakontrolluar të armëve". Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Federale të Industrisë së Sigurisë dhe Armatimit, Georg Wilhelm Adamowitsch, e lëvdoi në intervistë me DW Marrëveshjen. Megjithatë, theksoi ai, kur marrëveshja të hyjë në fuqi në 24.12.2014 ajo nuk do të ketë pasoja direkte për prodhuesit gjermanë. Ligjet gjermane për eksportin e armëve dhe të armatimeve janë shumë më të rrepta se rregullat e ATT.

deputeti i Bundestagut, Jan van Akken është për kufizimin e eksporteve të armëve

Deputeti i Bundestagut, Jan van Akken është për kufizimin e eksporteve të armëve

Këtë vlerësim e mbështet edhe njëri nga kritikët më të mëdhenj të politikës gjermane të eksporteve të armatimit, deputeti i Bundestagut, Jan van Akken. "Standartet e ATT-së janë kaq të ulëta, sa nuk do të ketë asnjë eksport të vetëm armësh, i cili do të kufizohet nga marrëveshja." Por Marrëveshja është megjithatë një hap i mirë, thotë politikani i Grupit Parlamentar E Majta. "Me këtë Marrëveshje ne kemi për herë të parë fare një bazë rregullatore, pësa i përket transfertave të armëve."
Ngazëllim pas votimit në OKB
Kur Marrëveshja u miratua me shumicën dërrmuese të votave nga shtetet anëtare të OKB-së, zërat ishin shumë me euforikë. Për "marrëveshje historike" dhe "datë kyçe" u bë fjalë atëherë. Por kritikët tërhoqën vëmendjen edhe që Marrëveshja nuk parashikon dënime në rast shkeljesh. Për eksportet e armëve gjithashtu mund të heshtet, kur me to zbulohen sekrete të biznesit, ose kjo është në interes të sigurisë kombëtare.

Në vitin 2013, 154 shtete votuan për ATT

Në vitin 2013, 154 shtete votuan për ATT

Nga ana tjetër, ka disa rregulla të përcaktuara qartë: kështu shtetet pjesëmarrëse të ATT nuk lejohet të eksportojnë armë lufte, municion ose komponentë të caktuar armatimi, kur OKB-ja ka vendosur embargo armësh kundër një shteti marrës, ose kur armët e dërguara përdoren për gjenocid, ose krime kundër njerëzimit. Por pas këtyre rregullave të qarta ndaluese, teksti i Marrëveshjes bëhet më pak i ashpër: Nëse me armët e dërguara ekziston mundësia që të minohet e drejta ndërkombëtare ose të drejta bazë të njeriut, eksporti i planifikuar duhet të verifikohet me rreptësi. E njëjta gjë vlen për rrezikun, kur armët mund të bien në duart e terrroristëve, ose të kriminelëve, që veprojnë në plan ndërkombëtar. Por të ndaluara eksporte të tilla nuk janë.
Vështrim i vështirë nga e ardhmja
Po ka shumë shembuj, që një verifikim i tillë është në fakt i pamundur. Një problem i madh është për shembull jetëgjatësia e madhe e armëve dhe e municionit. Kur në vitet 1970 Sirisë iu shitën raketa gjermano-franceze antitank, nuk mund të parashikohej që gati 40 vjet më vonë ato do të kapeshin nga xhihadistët dhe do të përdoreshin në luftë civile kundër aleatëve perëndimorë.