1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Dy ekipe të papërkulshme maten në gjysëmfinalen e Kampionatit Evropian të Futbollit: Gjermania dhe Turqia

Për herë të parë që prej vitit 1954 Gjermania dhe Turqia të mërkurën (25.06) ndeshen me njëra-tjetrën në raundin final të një kampionati ndërkombëtar. Turqit janë tifozë të flaktë, por edhe gjermanët mund të ndizen.

default

Kampionati botëror i futbollit është në moment në qendër të interesit publik, kështu është edhe në Turqi. Dy ekipe, të cilat gjatë turneut kanë arritur rezultate shumë të mira, deri diku të papritura dhe që shpresojnë të marrin titullin e kampionit, ndeshen të mërkurën (25.6.) në Basel me njëra-tjetrën. Fitoret e deritanishme të Turqisë me gola të shënuar në minutat e fundit janë festuar me gëzim nga simpatizantët e tyre në qytetet gjermane. A do të kthehen këto festime në grindje dhe përleshje ndërmjet gjermanëve dhe turqve? Këto shqetësime ekzistojnë, por politikanët dhe ekspertët janë optimistë. Kështu edhe kryetarja e të gjelbërve, Klaudija Rot (Claudia Roth): „Ah. Nuk bëhem merak. Unë nuk pres aty festival integracioni. Pres një ndeshje shumë të mirë futbolli. Pres që ekipi turk të luajë shumë mirë. Dëshëroj, që të jetë një lojë shumë e mirë futbolli. Unë dëshëroj që të mërkurën të fitojë skuadra më e mirë. Por pas kësaj dua që të ketë një festë të përbashkët."


Edhe pse organet e sigurisë bëjnë të gjitha përgatitjet, që në rast të përleshjeve të padëshërueshme të ndërhyhet shpejt, ekspertët mendojnë, se rrezik përbëjnë vetëm disa grupe të vogla. Professor Klaus Bade, drejtor i Institutit Studimor për Emigracionin në Universitetin e Osnabrykut jep një parashikim optimist: “Jo nuk preokupohem për këtë, ndoshta do të ketë ndonjë huligan. Por në rradhë të parë është sporti, dhe jo agresioni. Ne duhet ta dimë se ata që bëjnë probleme, edhe nëqoftëse do të ketë të tilla, janë një pakicë e vogël, dhe kjo pakicë do të jetë gjithmonë. Çështja është që shumica të jetë në rregull, kjo është kryesorja.”


As senatorja e Berlinit për integramin, punën dhe çështjet sociale, Hajdi Knake Verner (Heidi Knake-Werner) nuk preokuphet. Prognoza e saj është se pas ndeshjes gjermanët dhe turqit do të bëjnë pjesë së bashku te fituesit dhe do të festojnë me njëri-tjetrin.

“Jo, unë nuk preokupohem, sepse besoj, se ata janë në gjendje, pavarësisht se si përfundon ndeshja të festojnë shumë të gëzuar me njëri-tjetrin. Unë pres, që të jetë një lojë shumë interesante futbolli. Kjo është kryesorja. Unë pres një lojë të ndershme. Jam e bindur, se pas kësaj ndeshjeje do të jenë të gjithë fitues.”


Gazetari Faik Gyrses (Gürses) i njohur në botën sportive turke, thekson marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë. Ai shpreson. që pas ndeshjes nuk do të ketë minus në këto marrëdhënie dhe transmeton optimizëm sportiv. “Tani kanë mbetur edhe dy ndeshje. Në fund do të dalim fitues. Ne dhe Gjermania jemi vende motra. Me Gjermaninë ne nuk kemi probleme. Ata na duan ne dhe ne i duam ata. Por në gjysëmfinale duhet ta duam Gjermaninë pak më shumë dhe të arrijmë finalen.”



  • Data 23.06.2008
  • Autor Danisman, Jülide
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EOjh
  • Data 23.06.2008
  • Autor Danisman, Jülide
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EOjh