1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

DW dhe RTVM thellojnë bashkëpunimin

Së shpejti në programet e radios maqedonase do të fillojë transmetimi i programeve ne gjuhën shqipe te DW.

default

Këmbimi i programeve, trajnimi i gazetarëve dhe bashkëpunimi krahas radios edhe të televizioneve, do të jetë udhërrëfyes në bashkëpunimin midis RTVM dhe DW, thotë drejtoresha e programit te DW për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Verica Spasovska.

Bashkëpunimi i frytshëm i Radio Televizionit të Maqedonisë-RTVM dhe Dojçe Wele-DW daton që nga viti 1969. Gjatë këtyre 40 viteve janë nënshkruar dhe me sukses janë realizuar një sërë marrëveshjesh, që kanë ndihmuar në avancimin e punës profesionale të të dyja mediave. Ditë më parë në Shkup është bërë nënshkrimi i një marrëveshjeje, që ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit midis RTVM-s dhe DW. Verica Spasovska, drejtoreshë e programit të radio DW për Evropen Qendrore dhe Juglindore, thotë se gjatë tri viteve të kaluara është realizuar me sukses projekti i transmetimit të programit 90 minutësh në gjuhën maqedonase i përgatitur nga DW, i cili është transmetuar në valët e Radio Maqedonisë.

Spasovska_Verica.jpg

Verica Spasovska

“ Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kam kënaqësi të veçantë, sepse ky bashkëpunim është zgjeruar dhe në të ardhmen për çdo ditë nga 15 minuta program i DW në gjuhën shqipe do të ritransmetohet në Radion e Maqedonisë.”- thotë zonja Spasovska.

Trajnime të gazetarëve nga Maqedonia në DW

Përveç këmbimit të programit DW në kuadër të Akademisë në Bon ka ofruar edhe trajnim për gazetarë të programeve në gjuhën maqedone dhe shqipe të Radio Maqedonisë. Gjithashtu do të mundësohet që edhe gazetarë të rinj nga DW të qëndrojnë në Radion e Maqedonisë, sepse në këtë radio sipas Verica Spasovka ka standarde të larta sa i përket përdorimit të gjuhës.

“Nuk është fshehtësi se në Gjermani ka persona të rinj të aftë, që rrezikohen ta humbin kontaktin me gjuhën, kështu që ky lloj i bashkëpunimit do të ishte në favor të të dyja palëve “.

Deutschland Deutsche Welle Funkhaus in Bonn

Ndërtesa e Deutsche Welles në Bonn

Reshat Kamberi është kryeredaktor i servisit të programit në gjuhën shqipe pranë Radio Maqedonisë. Prezenca e programeve të serviseve botërore, siç është ai i DW në programet e radio Shkupit, është e një rëndësie të veçantë, sepse ne në këtë mënyrë do të kemi mundësi të shohim zhvillimin e gazetarisë në radio, të bëjmë krahasime dhe të shohim se ku jemi ne , thotë Reshat Kamberi.

“Në suaza të programit në gjuhën shqipe pranë radios është bërë një marrëveshje që 15 minuta të emisioneve, që i përgatit DW të transmetohen në radio Shkup. Është ndoshta një përfitim të themi i radio Shkupit programi në gjuhën shqipe, meqë është etalon i matjes së gazetarisë sot në botë me serviset botërore. Ne do të shohim se kah shkon sot gazetaria, ose si duhet ti qasemi gjithë atyre informacioneve, atyre temave, që të jenë të afërta për dëgjuesit tanë." - thotë Kamberi. Ai çmon lart trajtimin e temave në DW.

Marrje e programeve të gatshme nga DW në gjuhën shqipe.

Është në interes tonin emisioni “Në fokus”. Ky emision është me laramani temash e që mund të jenë në interes të dëgjuesve tanë, bëhet fjalë për zhvillimet euroatlantike, ose përveç atyre temave, që janë të ngarkuara pak me politikë kemi edhe tema tjera, që kanë të bëjnë me jetën në perendim, të jetuarit në Gjermani, ose forma të prezantimit të kulturës, traditës, historisë e kështu me radhë. “

DW përmes përgjegjësit për distribuimin e programit për Evropë, Ulrich Wartmann, ka prezantuar dhe një ofertë mjaft të begatë në bashkëpunim me televizionin. Këmbimi i programeve nga aspekti social, evropian, sportiv dhe emisioneve dokumentare do të fillojë në janar të vitit 2010.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1oq
  • Data 14.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1oq