1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Duliç: Jemi të lodhur me statusin

Ministri serb i mjedisit Oliver Duliç është shprehur për përmirësimin e marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës.

default

Oliver Dulic

Në një konferencë me me përfaqësues të partive socialiste nga Evropa Lindore dhe Juglindore që u zhvillua të mërkurën dhe të enjten në Berlin merrte pjesë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Walter Steinmeier.

"Brezi im është lodhur dhe ngopur së foluri për status, status, status dhe kufij nacionalë", tha ministri serb i mjedisit Oliver Duliç në një konferencë të fondacionit socialdemokrat Friedrich Ebert që u zhvillua të mërkurën dhe të enjten (08./09.10.2008) në Potsdam pranë Berlinit. "Shpresoj që dikur të kemi një rajon me interesa politike, ekonomike dhe sociale të ndërlidhura në masë të mjaftueshme për t'u integruar së bashku në Evropë", tha 33 vjeçari Duliç, duke folur kështu edhe në emër të brezit të vet. Si anëtar i Partisë Demokratike, simotër e asaj socialdemokrate gjermane, Duliç ishte ftuar në një konferencë me përfaqësues të rëndësishëm të internacionales socialiste nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Potsdam, pranë Berlinit.

Në një takim që u zhvillua me gazetarë në përfundim të konferencës Duliç u shpreh i kënaqur me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për t'ia kaluar çështjen e Kosovës Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Tani që problemi po largohet nga skena politike drejt asaj juridike ai shpreson që Serbia këtë periudhë ta shfrytëzojë pikërisht për integrimin e vendeve të rajonit. Konkretisht "për hapjen dhe përfundimin e bisedave dhe negociatave për prezencën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për zgjidhjen e problemeve me vendet e rajonit që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe madje për përmirësimin e marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës".

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Walter Steinmeier, që ishte i pranishëm në konferencë e pranon se konfliktet mes vendeve në Ballkan ende nuk janë sheshuar, por ai tha se ka mjaft shkaqe për optimizëm. Konferenca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në seancën e parë të mërkurën në mbrëmje merrte pjesë edhe lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

  • Data 09.10.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FXHd
  • Data 09.10.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FXHd