1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Duhet njohur dinjiteti i popullit" - Obama i drejtohet udhëheqjes iraniane

Në sfondin e revoltave në Iran kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi në fundjave rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Angela Merkel dhe Barack Obama

Gjendja në Iran do të jetë edhe temë e rëndësishme e bisedimeve mes Barack Obamës dhe kancelares Angela Merkel.

“I bëjmë thirrje qeverisë iraniane t'i japë fund të gjitha veprimeve të dhunshme dhe të padrejta kundër popullit të vet. E drejta universiale për t'u grumbulluar dhe ajo e lirisë së fjalës, duhen respektuar - dhe SHBA janë në anën e atyre që përpiqen t'i përdorin këto të drejta." Këto janë fjalët më të qarta të Barack Obamas adresuar Teheranit, që prej zgjedhjeve të diskutueshme dhe fillimit të protestave masive. Në deklaratën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë thuhet më tej, se mendimet e të tjerëve nuk mund t'i zhbësh duke i shtypur ato.

Demostratë në Iran, 20 qershor

Gjermania mbështet qytetarët e Iranit, të cilët duan që të shprehin mendimin e tyre lirisht dhe të kenë të drejtën e mbledhjes dhe të grumbullimit

Kritikuesit e Obamës mendojnë, se kjo deklaratë pa ekuivoke në adresë të Iranit është shumë e vonuar. Sidomos republikanet e akuzojnë Obamën, se ka reaguar shumë i tërhequr ndaj sjelljes së krerëve të Iranit kundrejt demonstruesve. Në lidhje me këtë në një intervistë për TV CBS Obama tha: “E fundit që dua është që SHBA t'u japin disa qarqeve në Iran argumenta, që ta kthejnë të gjithë çështjen në një diskutim për USA. Kjo është ajo që ata po bëjnë; këtë ne e pamë dhe nuk duam ta luajmë më këtë lojë. Kjo nuk duhet të tërheqë vëmendjen prej faktit, që iranianët duan vetë që zëri i tyre të dëgjohet."

Po ashtu Obama hodhi poshtë edhe akuzat e Teheranit se demonstratat masive kundër fitores së Ahmadinexhati, po drejtohen nga jashtë. “Ideja se qindra mijëra vetë që kanë dalë rrugëve në Iran i binden në ndonjë mënyrë perëndimit apo SHBA– është një manovër e vjetër për të larguar vëmendjen. Por kjo nuk do të funksionojë”

Los Anxhelos, 14 qershor

Protesta në SHBA pas zgjedhjeve iraniane - Los Anxhelos, 14 qershor

Gjendja në Iran do të jetë edhe një temë e rëndësishme e bisedimeve mes Barack Obamës dhe kancelares Angela Merkel, e cila do të qëndrojë të enjten (25.6.) për një vizitë zyrtare në Washington.


Kancelarja gjermane Angela Merkel, kërkoi gjatë fundjavës rinumrimin e votave të zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Gjermania mbështet qytetarët e Iranit, të cilët duan që të shprehin mendimin e tyre lirisht dhe të kenë të drejtën e mbledhjes dhe të grumbullimit, tha kancelarja Merkel , e cila u bëri thirrje krerëve në Iranit të heqin dorë nga dhuna dhe të lejojnë protestat. Njëkohësisht ajo kërkoi edhe lirimin e të burgosurve dhe respektimin e lirisë së shtypit.

Autor : Robert Kiendl / Dr. Pandeli Pani

  • Data 22.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IWHZ
  • Data 22.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IWHZ