1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dueli Obama-Mekein

Edhe pse politika e jashtme dhe e brendshme ishin pikat më të rëndësishme të këtij debati të parë, kriza financiare që ka përfshirë kombin dhe botën ishte dominante.

Kandidati republikan John McCain dhe ai demokratik Barack Obama

Kandidati republikan John McCain dhe ai demokratik Barack Obama

Gati gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA dy kandidatët për këtë post demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekein zhvilluan një duel të ashpër. Debati u zhvillua nën hijen e krizës financiare mbarëbotërore. Në fund të debatit të dy kandidatët e ndjenë veten fitues.

Politika e jashtme dhe e brendshme ishin në të vërtetë pikat më të rëndësishme të këtij debati të parë. Por sikurse pritej, kriza financiare që ka përfshirë kombin dhe botën, do të ishte qysh në fillim temë e debatit.

Obama kundër uljes së taksave dhe pro pavarësisë energjitike

Për këtë kandidati demokrat Obama u shpreh kundër politikës për uljen e taksave. Ai deklaroi se është e nevojshme që taksat të jenë të larta për ata që mund t’i përballojne ato. "Së pari ne duhet të tregojmë kujdes që procesi të vëzhgohet. Së dyti, ne duhet të sigurojmë që taksapaguesit mund të përfitojnë kur shtohet vlera e aksioneve, së treti duhet të evitojmë që paratë në vlerë milionëshë tu jepen menaxherëve si dëmshpërblim dhe së katërti duhet t'u ndihmojmë pronarët e shtëpive, sepse arsyeja kryesore e problemit është tek paaftësia e tyre që të paguajnë.

Obama këmbënguli se është e nevojshme që SHBA të mos jetë e varua nga importi i burimeve energjitike. Ai deklaroi se ka hartuar një plan që do ta nxjerrë vendin nga kjo nevoje brenda nje dekade.

Mekein: Ulja e taksave dhe shpenzimeve shteterore domosdoshmëri

Ne fjalen e tij Xhon Mekein ka deklaruar se për të përmiresuar ekonominë në vend ishte e nevojshme shkurtimi i taksave dhe shpenzimeve shteterore. Ai theksoi se me kohe ka shprehur shqetesimin qe administrata e presidentit Bush shpenzon në mënyrë te tepruar taksat dhe ka deklaruar se me ardhjen e tij ne pushtet abuzuesit do te pergjigjen para ligjit.Me pas debati eshte zhvendosur ne luftrat qe po zhvillon SHBA-ja ne Irak dhe Afganistan. Mekein ka deklaruar se duhet te ndryshohet strategjia e luftimit ne Afganistan. Ai ka deklaruar se per te patur nje lufte te suksesshme, si ne Irak, duhet të dërgohen më shumë trupa në territorin afgan.

"Senatori Obama nuk e kupton ende. Në qoftë se se ne në Irak dështojmë, kjo do të bënte të mundur përforcimin e organizatës terroriste të El Kaidës, duke pushtuar aty kuartierin. Nuk mund te shkohet ne lufte me nje strategji te deshtuar. Ne duhet te ndryshojme kete strategji qe kerkon me shume trupa dhe kjo metode pati sukses ne Irak. Tani jemi drejt suksesit ne Irak dhe po ndertojme nje aleat stabel ne rajon", tha McCain.

Duke folur për marrëdheniet me Iranin, Mekein ka sulmuar rivalin e tij i cili eshte shprehur per bisedime dhe kunder vendosjes se sanksioneve.

Obama ka mbrojtur idenë e tij të negociatave edhe pse pranoi se Ahmadinexhad ishte njeriu me të cilin nuk do të donte të ulej në një tavolinë.

  • Data 27.09.2008
  • Autor Kristina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQ7u
  • Data 27.09.2008
  • Autor Kristina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQ7u