1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Dueli: Gjermani-Angli. Përse e duan gjermanët kombëtaren e tyre

Gjermania mbërriti deri në 1/8 e finaleve të Kampionatit Botëror. E papritura nuk është dhe aq shumë suksesi politik, por perceptimi i ekipit. Ajo që sjell ai është e reja.

default

Të jemi të sinqertë: Edhe për futbollin është humbje. Më parë, në mesjetën e futbollit, pra deri në vitin 2006, ekipet gjermane vlerësoheshin si mishërim i një vendi të frikshëm, mashtrues, që u rrëmben fitoren ekipeve të tjera, që luajnë më mirë. A s`është kjo tipike, gjermane. "Tanket gjermanë" ishin lojtarët gjermanë dhe ky përshkrim nuk ishte pozitiv. Një autor britanik ka shkruar një herë se kampionati botëror pa Gjermaninë do të ishte si "star wars" pa Darth Vader. Darth Vader është figura më e poshtër e filmit amerikan Science-Fiction. Kështu shihej kjo edhe në Gjermani, të tjerët triblojnë, gjermanët mbrohen dhe vrapojnë. Dhe identifikimi me ekipin ishte i ndryshëm: Të tjerët gëzoheshin të çfrenuar me patos patriotik, për gjermanët kjo gjë ishte shumë nacionaliste, një përdorim i relaksuar i simboleve nacionaliste as që mund të mendohej për gjermanët. Po tani? Çdo gjë ka ndryshuar, gjermanët e duan ekipin e tyre dhe dalin tani të gëzuar nëpër rrugë, duke treguar patriotizëm të padetyruar.

Ramón García-Ziemsen

Ramón García-Ziemsen

Si ka ndodhur kjo?

Nëse ekipet kombëtare të futbollit janë vërtet pasqyra e një vendi, atëherë gjermanëve iu pëlqen ajo, ç`ka janë duke parë: Ekipi është një trupë të rinjsh nga kultura të ndryshme, me rrënjë familjare nga Tunizia në Ganë, nga Polonia deri në Turqi. Shtypi botëror tregon habinë sa ndërkombëtar dhe shumëngjyrësh është bërë ekipi gjerman. Gati gjysma e lojtarëve të kombëtares gjermane janë më origjinë të huaj.

Dhe ky ekip përpiqet të jetë plot fantazi, të rrezatojë gëzim dhe butësi, karakteristika, që në botë nuk shihen si tipike gjermane.

Kështu që edhe gabimet mund të falen. Njeriu nuk mund të jetë gjithmonë perfekt dhe për të mbetur në gjuhën e futbollit, falet edhe kur humbet një njëmbëdhjetëmetërsh, siç e humbi lojtari gjerman Lukas Podolski, në Kampionatin Botëror. Rreziku i teprimeve është i madh, por mësimi i ri është se Gjermania lejohet edhe që të humbasë.

Topi është i rrumbullakët, edhe mendimi mund të ndryshojë drejtimin.

Më e trishtuar është pamja, kur sheh futbollin e fqinjëve të mëdhenj të Gjermanisë: Në Itali turpërohen, që lojtarët nuk janë në gjendje të sjellin diçka të re. Gjendja e ekipit kombëtar është e njëjtë si e vetë vendit. Në Francë shoku është i madh për ekipin e përçarë dhe flitet për një mundje morale. Shumica e francezëve e dëshiroi skualifikimin e ekipit që në raundet e para. Edhe në Angli ankesat janë të mëdha dhe shihet vetëm rezultati.

Edhe vera përrallore e 2006-ës, nxorri në pah ndryshime, si për shembull që në Gjermani mund të qeshet dhe të festohet dhe se vendi është mikpritës. Papritur në Gjermani filluan të tregoheshin flamurët, Gjermania përjetoi kthimin e simboleve kombëtare me një patriotizëm të shëndoshë, që nuk binte erë nacionalizëm. Për disa kjo ishte ca si shumë, por në këtë çështje mund të bëhen ende përmirësime. Pas 1945 trajtimi i simboleve nacionale u bë shumë problematik. Për shumë vetë ishte e pakëndshme të dëgjohej himni kombëtar dhe qëndrimi ndaj kombit dhe çdo gjëje kombëtare u karakterizua nga ajo çka kishin shpërdoruar gjermanët në kohën e nacionalsocializmit.

Kur sheh sot rrugët e Gjermanisë, sheh se flamuri gjerman është kthyer gati në zbukurim modern, krejtësisht apolitik, shprehje e përkatësisë në komunitet. Njeriu gëzohet për ekipin e përqëndruar dhe alegro, që luan me fantazi me topin dhe që një lojtar me emrin Cacau bën golin.

E pra, tipike gjermane.

Autor: Ramon Garcia-Ziemsen

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 25.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O35r
  • Data 25.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O35r