1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Duam të jemi rajon paqësor"

Presidenti amerikan mbërriti të hënën (14.1.) në Riad. Ky është stacioni i fundit i udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.

default

Bush dhe Abdullah

Me nderime ushtarake u prit presidenti amerikan Bush në aeroportin e Riadit. Mbreti saudit Abdullah doli personalisht në për ta pritur mysafirin. Puthje në faqen e djathtë, puthje në të majtën - kaq të përzermët ishin dy burrat e shtetit tek përshëndeteshin mbi qilimin e kuq me bordura të arta. Me dorën në kraharor presidenti amerikan dëgjonte himnin kombëtar të tij. Qielli mbi Riad ishte gri. Bushi kishte veshur një pallto sepse në Arabinë Saudite është ftohtë, katër gradë. Në krah të presidentit qendronte mbreti Abdullah. Dy burrat shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Mbreti saudit e ka vizituar njëherë Bushin në farmën e tij në Teksas, ndërsa presidenti i ShBA-ve shkel për herë të parë në tokën e Arabisë Saudite. Bushi dhe Abdullahu do të kalojnë shumë orë së bashku dhe do të bisedojnë veçanërisht për dy temat më të preferuara të mysafirit amerikan. Procesin e paqes mes Israelit dhe palestinezëve dhe Iranin. Në të dy këto tema Bushi shpreson të gjejë mbështetjen e mikut të tij saudit. Sa për konfliktin në Lindjen e Mesme kjo është e sigurtë, por për Iranin nuk i dihet. Mbreti Abdullah ka kontakte të mira diplomatike dhe ekonomike me Teheranin. Këto marrëdhënie të mira ai as që ka për t'i ndryshuar, e jo të marrë pjesë në luftë kundër Iranit. Në këtë pikë ai gjen mbështetjen e popullit. "Nëpër media shkruhet shumë se Irani nxit terrorizmin, por unë nuk mendoj ashtu", thotë një bankier që ka dalë të bëjë pazar me të shoqen në një qendër tregtare në Riad. E shoqja është e mbuluar me ferexhe. Burri mendon se Bushi po e tepron me paralajmërimet që i bën Iranit: "Ne duam të jemi rajon paqësor", shton ai. Kështu si ky bankier mendojnë shumë sauditë të tjerë. Sipas një anketimi të bërë vitin e shkuar, 82 përqind e popullsisë është e pakënaqur me ndikimin e amerikanëve në Lindjen e Mesme.
  • Data 15.01.2008
  • Autor Anna Engelke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cpfn
  • Data 15.01.2008
  • Autor Anna Engelke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cpfn