1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dua të jem një president që ndërmjetëson

Siç njoftoi komisioni zgjedhor pas numërimit të thuajse të gjitha votave të hënën, në zgjedhjet e balotazhit të së dielës 68,26 përqind e zgjedhësve votuan për 55 vjeçarin. Rivali i tij Lojze Peterle morri 31,74 përqind.

default

Danilo Turk

Fitore fenomenale në Slloveni. Kandidati i majtë dhe ish i dërguari në OKB, Danilo Turk bëhet presidenti i vendit. Kësaj rradhe ekspertët nuk janë gabuar. Ashtu siç ishte parashikuar kandidati i opozitës së majtë, diplomati i mëparshëm i OKB-së Danilo Turk, arriti një fitore fenomenale. Që me numërimet e para, pak pas mbylljes së lokaleve zgjedhore, nuk pati më asnjë dyshim.

Ljubljana, Slowenien, Kalenderblatt

Franciskanska church, Ljubljana, Slowenien, Slowenien

Pas raundit të parë të para tri javësh Turk ndodhej pak më pas rivalit të tij ish kryeministrit konservator Lojze Peterle. Megjithatë ai kaloi në zgjedhjet e balotazhit si favorit dhe këtë rol edhe e justifikoi. Pas shpalljes së lajmeve të para Turk deklaroi, se shumë njerëz në Slloveni kanë dashur siç duket diçka të re dhe foli për një ditë feste për demokracinë. "Sigurisht unë jam shumë i kënaqur me rezultatin, por unë të theksoj njëkohësisht, se këtë rezultat nuk e konsideroj vetëm si fitoren time zgjedhore, por edhe si një sukses të të gjithë neve. Zgjedhjet janë për ne të gjithë dhe unë dua të jem një president, që lidh të gjithë."

Politikisht 55 vjeçari Turk konsiderohet si i pakorruptuar

13 vjet me rradhë deri në vitin 2005, i ka kaluar pranë OKB-së në Nju Jork fillimisht si ambasadori i parë i Sllovenisë në OKB, pastaj si këshilltar i ngushtë i ish sekretarit të përgjithshëm, Kofi Anan. Më parë kishte bërë emër në shumë forume ndërkombëtare si profesor i së drejtës ndërkombëtare. Ndryshe prej tij humbësi i zgjedhjeve Lozje Peterle është njohës i vjetër i politikës sllovene. Si kryeministër ai e ka çuar vendin në pavarësi në vitin 1991, më vonë ka qenë dy herë ministër i jashtëm, sot është deputet në parlamentin evropian.

Në ditët e fundit para balotazhit Peterle u përpoq më kot që të mbledhë pikë me një fushatë negative kundër rivalit të tij

Pas shpalljes së rezultateve të para ai ia hodhi fajin për humbjen e tij të qartë qeverisë së qendrës së djathtë, kandidat i të cilit ai ishte. "Fushata ime zgjedhore ishte e drejtuar mirë dhe unë kam qenë për një farë kohe favorit, por kur u bë duel dhe më vunë shumë në lidhje me koalicionin qeverisës, atëherë avantazhi im filloi të shkrihej."

Posti i presidentit ka në Slloveni karakter reprezentativ

Në qartësinë e fitores së Danilo Turkut vëzhguesit shohin në fakt edhe një votë kundër kryeministrit konservator Janes Jansa, i cili është bërë shumë i padëshëruar me një sërë vendimesh politike. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet parlamentare. Atëherë socialdemokratët opozitarë, të cilët e mbështesin Turkun në fushatën zgjedhore, mund të arrijnë edhe një ndryshim të pushtetit në qeverinë e Ljubjanës.

  • Data 12.11.2007
  • Autor Jörg Paas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAZA
  • Data 12.11.2007
  • Autor Jörg Paas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAZA