1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Dua besnikëri, pres besnikëri"

8 Qershor 2017

Ish-drejtori i FBI-së James Comey, i larguar nga detyra, në një pozicionim me shkrim bën fjalë për bisedime të vështira me presidentin amerikan, Donald Trump. Pasazhet më të rëndësishme:

https://p.dw.com/p/2eKD4
Bildkombo Donald Trump und James Comey
Fotografi: Reuters/J. Ernst/K. Lamarque

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey i cili flet të enjten para komisionit hetimor të senatit amerikan ka dhënë një deklaratë me shkrim më parë. Pasazhet kryesore:

27 Janar

"Presidenti më telefonoi rreth mesditës dhe më ftoi për një darkë...aty doli se vetëm ne të dy ishim pjesë, në një tavolinë të vogël ovale. Presidenti e filloi bisedën me pyetjen, nëse unë dua ta mbaj postin e drejtorit të FBI-së. M'u duk e çuditshme, sepse më kishte thënë dy herë më parë, se ai shpreson që do të qëndroj në detyrë....i thashë se e dua punën dhe mendoj të përmbush mandatin prej 10 vjetësh....Disa momente më vonë presidenti më tha 'Unë dua besnikëri, pres besnikëri'. Nuk lëviza, nuk fola, nuk ndryshova shprehjen e fytyrës përgjatë heshtjes së pakëndshme që pasoi......Në fund të darkës presidenti përmendi edhe njëherë postin...Ai tha: 'dua besnikëri'. Unë iu përgjigja: 'Gjithmonë do të keni ndershmërinë time.'"

14 shkurt

"Më 14 shkurt isha për një takim të shkurtër me presidentin në Oval Office...Në fund presidenti i sinjalizoi grupit se do të flasë vetëm me mua..."Dua të flas për Mike Flynn...tha se "ai është një djalë i mirë, ka përballuar shumë...pastaj tha se 'shpresoj të gjeni një rrugë të lirë, ta lini këtë, ta lini Flynn. Është djalë i mirë. Shpresoj ta lini....nuk e kuptova këtë sikur presidenti po fliste për hetimet kundër Rusisë në kuptimin më të gjerë apo për lidhje të mundshme me ekipin e tij zgjedhor...sido që të jetë ishte e shqetësuese, për shkak të rolit të FBI-së si autoritet i pavarur hetimor."

FBI Direktor James Comey
Fotografi: Reuters/J. Roberts

30 mars

"Presidenti më thirri në FBI. Ai i përshkroi hetimet për Rusinë si "re" që kufizon mundësitë e tij të punojë në të mirë të vendit, ai tha se nuk ka të bëjë me Rusinë dhe aspak me prostituta në Rusi...Më pyeti se ç'mund të bëja për ta çarë "këtë re". I thashë se ne po hetojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai tha se shpreson që unë të gjej një mënyrë, që të bëj publike, se nuk po hetojmë personalisht kundër tij."

11 prill

"Në mëngjesin e 11 prillit presidenti më telefonoi dhe më pyeti, se çfarë kisha bërë lidhur me lutjen e tij, të bëja publike që ai nuk është objekt i hetimeve. Iu përgjigja, se kërkesën e kisha transferuar tek ministri i Drejtësisë. Ai tha: 'kam qenë shumë luajal me ju, shumë luajal....e kishim këtë gjë, ju e dini.' Nuk u përgjigja dhe nuk e pyeta, se ç'kishte parasysh me 'këtë gjë'. Kjo ishte hera e fundit që fola me presidentin Trump."