1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Dritë e gjelbër për grevë të përgjithshme

Gjykata e Shkallës së Dytë në Chemnitz lejon përhapjen e grevave të trenistëve në Gjermani edhe në trenat e mallrave dhe ato të linjave interurbane.

default

Trenistët në grevë

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Dytë në Chemnitz për t'i lejuar grevat e trenistëve në Gjermani edhe për trenat e mallrave dhe ato të linjave interurbane. Gjykata e shkallës së parë i kishte ndaluar grevat e trenistëve në sektorin e qarkullimit të mallrave dhe të linjave interurbane për shkak të dëmeve të mëdha që do t'i shkaktoheshin në këtë rast ekonomisë. Tani i ky vendim u përmbys. Megjithë pasojat e rënda që mund të ketë një grevë e përgjithshme e hekurudhave për vendin, shumica e komentatorëve e përshëndesin vendimin e gjykatës që garanton të drejtën e grevës.

«Frankfurter Rundschau» shkruan:

"Greva pa kufizime - ky është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Dytë në Chemnitz. Vendimi është i drejtë, sepse respekton të drejtën për grevë të sanksionuar në kushtetutë. Tani pritet që bashkë me grevat të ndihen edhe pasojat e forta të tyre. Por detyra e gjykatave nuk është që të frenojnë sindikatat. Këtë gjë duhet ta bëjnë të tjerët. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së II na bën të marrim frymë lirisht, sepse hedh poshtë vendimin e shkallës së parë të bazuar në një interpretim të çuditshëm të ligjit që garanton grevat."

«Sächsische Zeitung» (Dresden)shkruan:

"Kuptimi i një greve është që t'i shkatojë dhimbje sipërmarrësit. Por për javë të tëra grevistët i kishin duart të lidhura sa i përkiste organizimit të një greve të përgjithshme. Tani pasojat ndaj koncernit gjerman të hekurdhave do të jenë edhe më të forta, aq më tepër që degët e tjera të ekonomisë nuk mund ta tolerojnë për kohë të gjatë mungesën e trasportit hekurudhor."


«Münchner Merkur» shkruan:

Si koncerni i hekurudhave gjermane edhe segmente të interesuara të politikës u përpoqën të krijonin përshtypjen se një grup i vogël grevistësh të etur për para po i bënin shantazh me kërkesat e tyre kretësisht utopike të gjithë vendit. Edhe pse kryetari i sindikatës së makinistëve ofron me disa elementë të sjelljes së vet sipërfaqe për t'u sulmuar, makinistët e trenave janë duke luftuar për të drejtën e tyre për të pasur një kornizë tarifash për rrogat, gjë që është e sanksinuar edhe nga kushtetuta. Me sa duket pa këtë kornizë tarifash për rrogat trenat nuk do të lëvizin nga vendi."

«Lübecker Nachrichten» kërkon që me gjithë fitoren e procesit gjyqësor prej sindikatës së makinistëve të dyja palët duhet të arrijnë shpejt një konsensus, për të parandaluar dëmet e mëdha që do t'i shkaktoheshin ekonomisë gjermane prej grevave:

Koncerni i hekurudhave gjermane dhe sindikata e makinistëve duhet të mbajnë parasysh përgjegjësinë e tyre kundrejt shoqërisë në përgjithësi dhe duhet të kthehen shumë shpejt në tryezën e bisedimeve. Përfitimet e disa mijëra makinistëve prej ngritjes së rrogave janë minimale në raport me dëmet që do të shkaktonin grevat e tyre dhe për këtë shefit të koncernit të hekurudhave gjermane Mehdorn nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se t'i shikojë sindikalistët si bashkëbisedues me të drejta të barabarta."

«Rhein-Neckar-Zeitung» (Heidelberg) shkruan:

Vendimi i gjyqtarëve bën të qartë se koncerni i hekurudhave gjermane s'ka alternativë tjetër vetëm se të ulet për të biseduar me sindikatën e makinistëve. Me lejën për organizimin e një greve të përgjthshme sindikata e makinistëve i ka të gjitha letrat më të rëndësishme në dorë. Madje me grevat e saj në segmentin e transportit të mallrave ajo teorikisht mund edhe ta katapultojë prej postit shefin e koncernit të hekurudhave gjermane Hartmut Mehdorn, sepse në këtë pikë ai nuk ka fare se ç'të bëjë."

  • Data 02.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0Uw
  • Data 02.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0Uw