1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Drejt Gjirit të pasur - Kancelarja gjermane viziton shtetet e Gjirit Persik

Në programin e turit të kancelares Angela Merkel në shtetet e Gjirit Persik bën pjesë vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Arabinë Saudite, në Mbretërinë e Bahrainit dhe në Katar.

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel

A i lejohet një kancelareje gjermane të shkojë për katër ditë në Shtetet e Gjirit Persik, kur në shtëpinë e saj në Evropë monedha e përbashkët euro, ka rënë në krizë ekzistenciale? Po, thotë këshilltari politik i kancelares, Christoph Heusgen dhe shpjegon pse Gjermanisë i duhen tani Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahraini dhe Katari: „Sepse ato janë vende që janë të interesuara për të pasur një Evropë të fortë, dhe në kohën e krizës ekonomike kanë treguar se ndihmojnë shumë me investime. Mund të sjell një shembull, futjen e Katarit tek VW-ja dhe Porsche-ja.“

Por kancelarja nuk shkon në Abu Dhabi vetëm për të treguar mirënjohjen. Interesa të mëdha ekonomike ka vizita e saj, ndaj ajo shoqërohet nga shumë menaxherë të rëndësishëm. Shefi i Siemens-it Peter Löscher, shefi i Shoqërisë Hekurudhore gjermane Rüdiger Grube, shefi i Linde-s Wolfgang Reitzle, ose menaxheri i Eon-Ruhrgas-it Bernhard Reutersberg. Ata të gjithë janë në kërkim të kontratave fitimprurëse. Dhoma e Industrisë dhe tregtisë, DIHK vlerëson se në Gjirin Persik presin aktualisht të jepen projekte në vlerën e 2,8 bilionë dollarëve. Mes tyre nuk ka vetëm projekte klasike infrastrukture si ndërtim banesash, furnizim me rrymë elektrike dhe ujë, thotë Felix Neugart, ekspert i Lindjes së Mesme në DIHK: „Unë mendoj se aspekti i zhvillimit kualitativ do të jetë në rritje. Gjithnjë e më shumë mendohet se nëse kemi një zonë të banuar dendur, atëherë na duhen planet e transportit, infrastrukturat e transportit. Na duhet mënjanimi i plehrave, reciklimi, trajtimi i ujrave të zeza. Të gjitha këto janë gjëra që po shtohen. Dhe sigurisht firmat gjermane kanë shance të mira."

Program i ngjeshur zyrtar - Arabinë Saudite pikërëndesë

Puzzle-Bild Saudiarabien Angela Merkel Dossierbild 3

Angela Merkel në Berlin me mbretin e Arabisë Saudite Abdullah

Shanse në një rajon ku zhvillimi ekonomik nuk është më i ulët se pesë përqind, as në kohë krizash, sigurisht kjo falë pasurive të naftës dhe të gazit. Deri në shpërthimin e krizës ekonomike më 2008 eksportet gjermane janë trefishuar në krahasim me vitin 2000. Më pas volumi i eksporteve gjermane në rajon ra shumë, duke arritur në 13,7 përqind.

Të martën (25.05) do të zhvillohet një vizitë në Masdar. Ky qytet i Emirateve të Bashkuara Arabe do të bëhet qyteti i parë në botë që nuk prodhon dioksid karboni, dhe organizon së bashku me Bonin, organizatën më të fundit ambientaliste IRENA. Ajo do të ndihmojë në futjen e energjive të ripërtrishme.

Më pas udhëtimi vazhdon në Arabinë Saudite ku kancelarja gjemane do të shprehë mirënjohjen për ndihmën për lirimin e dy pengjeve gjermane në Jemen si dhe do të mbajë një fjalim para studentëve të Universitetit të Mbretit Abdullah, universiteti i parë ku vajzat dhe djemtë gëzojnë të drejta të njëjta.

Peshë politike kanë kryesisht bisedimet me Arabinë Saudite, vend anëtar i G-20. Rregullimet e reja financiare që priten të aprovohen në takimin e G-20 në Kanada, procesi i bllokuar i paqes në Lindjen e Mesme dhe konfliti atomik me Iranin.

Të mërkurën (26.05) në mbrëmje, kancelarja shkon në Doha dhe të enjten zhvillon bisedime në Bahrain.

Autor: Richard Fuchs / Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 24.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NVgj
  • Data 24.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NVgj